Tastiera e laptopit. Cfare te bej nese prishet. Tutoriale shqip falas

0
77

Si te veproj kur me prishet tastiera e laptopit?
Ku ndodhet tastiera virtuale ne sistemin operativ qe kemi.
Tutoriale shqip falas
Ne ditet e sotme, kur kompjuteri eshte absolutisht nje nga mjetet me te rendesishme per pune. Por jo vetem. Normalisht qe shqetesohemi kur kemi nje problem me te. Nje nga problemet qe mund te ndodhe eshte qe kompjuterit tuaj portabel ti prishet tastiera. Me fjale te thjeshta, Laptopit.

Po, e di eshte nje gje e tmerrshme. Ndoshta zgjidhja juaj me e pare do te ishte te zevendosonit tastieren tuaj me nje te re. Problemi eshte se kjo kerkon shume pune dhe kohe. Kjo sepse duhet gjetur nje tastiere e re fiks per llojin tuaj te laptopit. Kerkohet normalisht kohe, kushton dhe vonon. Ok, mendoni se mbaroi cdo gje dhe do ngeleni mbrapa me punen ? Jo, ne ju japim nje menyre praktike dhe te lire te ketij problemi.

Zgjidhja 1: Tastiera Virtuale

Ndoshta nuk e dini por te gjithe kompjuterat kane nje tastiere virtuale ose ndryshe on screen keyboard (tastiere ne ekran). Ku ndodhet ajo ? Per kete sherben ky tutorial shqip krejtesisht falas per ju.

Tastiera e laptopit. Cfare te bej nese prishet. Tutoriale shqip falas

Tastiera e laptopit. Cfare te bej nese prishet. Tutoriale shqip falas

Nqs keni Windows XP ne kompjuterin tuaj procedura eshte shume e thjeshte dhe vijon si me poshte.
Klikoni mbi :

Start
Settings
Ease of Access
Keyboard,
Shikoni deri kur te dale On-Screen Keyboard. Tastiera Virtuale shfaqet ne background dhe ju mund ta perdorni. Normalisht qe nuk jete aq komode sa jeni mesuar, por ne raste emergjente eshte super me besoni.

Tastiera e laptopit. Cfare te bej nese prishet. Tutoriale shqip falas

Per Windows 7 procedura eshte po ashtu e lehte.
Shkojme te butoni Start klikojme qe te hapet menuja. Te dritarja e hapur kerkojme fjalen OSK. Ju mund te shkruani edhe per se gjati fjalen e plote On Screen Keyboard. Do shohim tastieren virtuale qe do shfaqet.

Menyra tjeter per te kerkuar tastieren virtuale ne Windows 7 :
Start
All programs
Accessories
Ease of access
On Screen Keyboard
Per Windows 8 procedura e mesiperme per Windows 7 eshte e vlefshme. Hapat jane te rregullt.
Tastiera e laptopit. Cfare te bej nese prishet. Tutoriale shqip falas

Ka edhe nje tjeter menyre. Shkojme te Start, Pc Settings. Ease of Access eshte ne kete menu. Zgjedhim opsionin On Screen Keyboard (tastiere ne ekran)
2
Tani cdo gje eshte ne rregull. Ju mjafton te klikoni ne tastiere dhe do jete pak a shume si me pare. Sic ju thame eshte nje zgjidhje provizore.

3
Por po ju japim dhe nje menyre tjeter, ndoshta pak per me gjate. E kemi fjalen per blerjen e nje tastiere te jashtme e cila nuk kushton aq shume. Sepse qe te rinderrosh tastieren e kompjuterit origjinal normalisht kushton dhe do goxha kohe sepse do porositesh tastieren.

Kjo tastiere e jashtme, funksionon ne menyre shume te thjeshte. Thjesht e fusim ne portat usb te kompjuterit dhe e perdorim siper tastieres aktuale. Me besoni, eshte zgjidhje e mire dhe praktike.

Burimi/Sibehet.com