Orët e mësimit do të jenë me kohëzgjatje normale
Nga dita e hënë, shkollat do të rifillojnë normalisht mësimin, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve të mësimit.
Njoftimi u dha nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila tha se vendimi u mor nisur nga shqetësimet e krijuara tek prindërit, por edhe pas këshillimit me Komitetin e Ekspertëve.
Sipas ministres, deri më tani 88% e mësuesve janë të vaksinuar dhe kjo u dha mundësi autoriteteve që të rikthejnë mësimin normal në shkolla që nga dita e hënë.
Gjatë ditëve të para, shkolla filloi me orë të reduktuara mësimi dhe me klasa të ndara në turne, për shkak të rasteve të shtuara të infeksionit gjatë muajit Shtator.
Burimi/Tv Klan