Teatri Migjeni, Shkoder – Bashkia Shkodër shpall ftesë të hapur për pjesëmarrje në FESTIVALIN E KËNGËS “LULEBORË”

0
32

FTESË E HAPUR

Përshkrimi i projektit:
Prej shtatë vitesh në Shkodër organizohet“Festivali i këngës“Luleborë”, një traditë e kthyer pas rreth 30 vitesh mungesë.
Në kuadër të ruajtjes dhe zhvillimit të mëtejshëm të kësaj tradite, Bashkia Shkodër organizon edicionin e shtatë të Festivalit të Këngës “Luleborë”.
Festivali “Luleborë” ka si qëllim të risjellë tek publiku këngën, duke i dhënë asajnjë dimension të ri; duke nxitur profesionalizmin dhe nivelin e lartë artistik, përmes interpretimit “live” të çdo elementi të këtij festivali. Për rrjedhojë, krijimtaria artistike, muzika dhe fjalët, duhet t’i përshtaten kritereve të përcaktuara nga drejtuesit e produksionit, që do të jenë edhe njësitë matëse për vlerësimin paraprak të këngëve. Të gjitha materialet muzikore do të shqyrtohen nga produksioni i këtij Festivali (i drejtuar nga Markelian Kapidani dhe ShpëtimSaraçi), i cili do të zgjedh këngët pjesëmarrëse në festival.
Festivali “Luleborë” do të zhvillohet në muajin tetor.
Juria e Festivalit do të jetë në nivelet më të larta profesionale, e përbërë nga emrat më të njohur të krijimit dhe interpretimit të muzikës.
Qëllimi i projektit:
• Pasurimi i repertorit të muzikës;
• Afrimi dhe aktivizimi i brezave të rinj me muzikë;
Aplikimi:
Ftohen të gjithë kompozitorët e rinj dhe profesionistë të sjellin materialet muzikore në Bashkinë Shkodër, pranë zyrës së Protokoll/Arkivës, drejtuar Drejtorisë së Kulturës, Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Adresa: Rr. 13 dhjetori, nr.1, Shkodër.
DO TË PRANOHEN VETËM SUPORTET DIXHITALE COMPACT DISC.
Autorëve të këngëve, i kërkohet domosdoshmërisht arranxhimi final, pasi në vlerësimin e materialit muzikor hyn edhe arranxhimi. Kështu që, dorëzimet e materialeve muzikore duhet të paraqiten me:
a) arranxhim të përfunduar bashkë me zërin e këngëtarit të regjistruar dhe të miksuar. Në mungesë të këngëtarit, linja e kantos duhet të luhet nga një instrument.
b) bashkëngjitur me CD, autorët duhet të dorëzojnë edhe partiturën në format të printuar (melodi me akorde),tekstin, si dhe mundësisht të kenë të përcaktuar këngëtarin/ët, apo grupin që do të intepretojë këngën.
c) Nga i njëjti autor nuk pranohet më shumë se një këngë (si muzika po ashtu dhe teksti).
Kriter kryesor është që këngët duhet të jenë krijime tërësisht të reja, të papublikuara më parë. Publikimi i tyre në çfarë dolloj forme para natës së parë të zhvillimit të Festivalit “Luleborë”, është automatikisht përjashtues nga pjesëmarrja në festival.
Kritere për krijimin e këngëve
Autorëve të këngëve, kantautorëve si dhe poetëve, i kërkohet që krijimet e tyre të jenë sa më origjinale.
a) Janë të mirëpritura këngët me gjuhë muzikore të artikuluar.
b) Pranohen krijime këngësh për duete apo trio këngëtarësh, apo edhe të shoqëruar me kompleks (band).
Mos respektimi i kritereve të përcaktuara, është automatikisht përjashtues nga konkurimi.

  • Data e fundit e dorëzimit të materialeve muzikore është 1 Gusht 2022.
  • Mos respektimi i afatit të përcaktuar, është automatikisht përjashtues nga konkurimi.
    Procesi i pranimit të këngëve
  • Totali i numrit të këngëve që do të pranohen, është 17.
  • Gjatë muajit gusht do të përzgjidhen materialet dhe me 1shtator shpallet lista e këngëve fituese.
  • Materialet muzikore do të kalojnë në fazën e parë të seleksionimit, ku një grup i përbërë nga profesionistë të sektorit të produksionit muzikor, do të marrin në shqyrtim këngët nga një këndvështrim profesional (muzikë, tekst,cilësi vokale dhe arranxhim). Ky proçes përfundon me seleksionimin e këngëve që do të marrin pjesë në Festivalin “Luleborë”.
  • Performimi muzikor do të mbahet nën interpretimin “live” të “Orkestrës Luleborë”, e cila përbën edhe themelin e suksesit të Festivalit “Luleborë”.

Burimi/Facebook/