Tema: Dhuna në mediat sociale dhe ndikimi i saj negativ

0
65

Sipas studiuesve përkufizohet :”Dhuna në media si portretizmi vizual I akteve të agresionit fizik nga një personazh njerëzor ose i ngjashëm me njeriu kunder një tjetri. Efektet e ekspozimit ndaj dhunës në media në sjellje aftesive është rishikim në mënyrë kritike. Diskutohen dëshmi e argumenta teorik në lidhje me efektet afatgjat-afatshkurter.
Theksohen në tri pika:
1.Ekspozimi ndaj dhunës në eksperimentet laboratorik dhe në terren ka po aq gjasa të ndikojne në sjelljen joagresive antisociale sa ndikon në sjellje aftesive. Modeli është në përputhje me një efekt sponsorizues e jo modelimi ,një eksperiment që shfaq filma e dhunshme krijon një atmosfer lejues.
2.Mesazhi që mësohet nga media se kur është legjitime përdorimi i dhunës nuk është shum i ndryshueshëm nga mesazhi i mësuar nga burime të tjera, me përjashtim se dhuna e paligjshme ka gjasa të ndëshkohet në prezantimet mediatike.
3.Fakti që kriminelet e dhunshme priren të jenë gjithanshëm kryejnë gjithashtu krime jo të dhunshme është në kundërshtim me shpjegimet që theksojnë socializmin e dhunshëm .
Ekspozimit ndaj dhunës televizive ka një efekt të vogël në sjelljen e dhunshme për disa shikues, sepse media drejtoj vëmendjen e shikuesit të formave të tjera të sjelljes së dhunshme që ato nuk do i konsideroheshin ndryshe.
Që nga fillimi i vitit 1960 janë grumbulluar prova kërkimore që sugjeroj e se ekspozimit I dhunës në televizion,filma ,video,lojera ,telefona celular dhe në internet rrit rrezikun e sjelljes së dhunshme nga ana e shikuesit ,ashtu si kur rritet në një mjedise të mbushur me realitete dhuna rrit rrezikun e sjelljes së tyre të dhunshme.Teoria psikologjike shpjegon së ekspozimit i dhunës ka afat të shkurtër -gjat! Se fundit madhësia “e efektit të dhunës në media”krahasohet me kërcenime të tjera të njohura për shoqerinë. Një nga ndryshimet të shek.21 ka qenë ngopja e kulturës me mjetet e komunikimit masiv. Në këtë mjedisë të ri radio,televizion ,filmat ,videot ,lojërat ,telefonat celular dhe rrjete kompjuterike kanë marrë role qendrore neë jetën e fëmijëve të tyre. Masmediat kanë një ndikim të vlera,besimet dhe sjelljen e fëmijëve tanë. Pasojat e një elementi të posacme të masmedias elektronike kanë efekt të demshem në mirëqenien e fëmijëve . Ekspozimi I dhunës rritë rrezikun e sjelljes së dhunshme nga ana e shikuesit ashtu si rritja në një mjedise të mbushur me dhune rritë rrezikun e sjelljeve të dhunshme. Në duhet të kuptojmë rreziqet ,të shmangim ekzagjerimin e rreziqeve që do shkatërroj e besueshmërinë tonë të perpiqemi të kontrollojmë ekspozimin. Mediat vizuale që tregojnë të gjitha aksidentet e tmerrshme , të shtënat me armë, vrasje etj në detaje grafike për shikuesit ,janë mjaft të zakonshme . Kjo është bërë për të rritur shikueshmërinë e tyre me grep apo mashtruese ,në mënyre ata që ata që mbijetojnë në botën konkurruese të mediave? Kjo sigurisht do të ndikojnë në psikologjinë e njerzve , vecanërisht të femijëve. A është farë racionale ti tregohen njerzve incidente të tilla? A nuk mjafton vetëm informimi i njerzve për ngjarjen të tilla? Pasojat e dhunës në mediat vizive.
Studimet tregojnë se imazhet e dhunshmë i bëjnë adoleshentët me pak të ndjeshme ndaj dhunës e cila nga ana tjetër promovim qëndrime dhe sjellje aftësive. Këto ushqehen me njera-tjetrën e bëhen më të forta me kalimin e kohës. Thyerja e ciklit është e rëndësishme mbi dhunën në filma dhe televizion , nuk po ndërmerren hapa për të frenuar atë ose hartuar një kod sjelljeje. Ekspozimi ndaj mediave po fillon gjithnjë e më shume në moshë tre. Ndërhyrja në nivelin e mendimit nuk mund të ndryshojë sjelljen me fëmijët më të mëdhenj dhe kështu duhet të punohet në të gjitha nivelet. E rëndësishme të ndërhyrjet në moshat me të vogla. Shumica e prindërve mendojnë së fëmijët shikojnë filma dhe shfaqje televizive për argetim. Pak kuptojnë se shumë skena përmbajnë mesazhe të fshehura dhunë. Sipas psikiatrit Dr.Anjali Chhabria thotë së “Është e mundur që fëmijët ti përceptojnë njerëzit si të pasjellshëm pasi shohin së tepërmi programe televizive dhe filma të dhunshëm ose luajnë lojëra.Kjo është për shkak se ata mund të lidhin njerez të vërtet me personazhe të trilluar .”Një fëmijë është i preokopuar me “fitimin “ose “mbijetimin”në një videoloje ,duke i përceptuar në mënyrë të paqëllimshme njerëzit si “sulmues”ose”kërcënuese”. Edhe shfaqjet vizatimore dhe serialet kriminale në dukje të pademshme janë kthyer në ikonat e reja të dhunës televizive për tu imituar në jeten reale. Heronjtë në filma ose lojëra që luftojnë zuzarët përshkruhen si “macon”ose të patrembur. Fëmijët mund ta identifikojnë veten me ta, ti admirojnë dhe të duan të sillen si ata. “Nëse një fëmijë tashmë ka prirje për dhunë , ajo rëndohet vetëm pasi shikon dhunë. Nëse një fëmijë tashmë ka prirje për dhunë ,ajo rëndohet vetëm pasi shikon dhunë. Nëse një fëmijë nuk ka prirje edhe atëher ekspozimi i tepërt e ndihmon atë “të mësojë “një përgjigje. (Varkha Chulani-ps.klinik)Pra ,fëmijë të tillë përpiqen me grushte për të menaxhuar situatat. Në vend që të mësojnë aftësine e përballimit , negocimin, mënyra e shkëmbimit,ata mësojnë se mund të jetë drejt! Shikimi i televizorit ka cuar në probleme të tilla si obeziviteti i të miturve ,komunikimi i donë brenda familjeve dhe sjellja agresive tek fëmijët e adoleshentet. Tërheqja e programeve televizive është e fuqishme dhe vetëm sa bëhet më e fortë. Pytja është :TV mund ti bëje fëmijët të veprojnë ndryshe ?
A bëhen fëmijët më të shthurur apo me të dhunshme nga shikimi i përmbajtjeve e të dhunshme ose provokuese seksuale? Një numër në rritje i kërkimeve sugjeron së sjellja e dhunshme dhe e rrezikut rritet tek të rinjtë që shikojnë televizor. Dhuna në media elektronike.
Mediat elektronike po bëhen si një kërcënim për shoqërinë jetike të kuptojmë se pse dhe si mediat e dhunshme shkaktojnë agresioni. Vëzhgimi i dhunës në botën real dhe të komuniteti stimulon sjellje agresive. Proceset shkaktojnë efekte afatgjat-afatshkurtër që të dyja këto procese janë të dallueshme efektet e zhvendosjes kohore që angazhimi në media mund ketë tek fëmijët. Zhvendosja e kohës referohet rolit të medias masive në zhvendosjen e aktiviteteve tjera ku fëmija mund të përfshihen mund të ndryshojë për lloje të caktuar sjelljesh.
Masa korrigjuese.
Fëmijët duhet të shikojnë jo më shumë se 1deri në 2orë në ditë dhe që prindërit shikojnë programe me fëmijët e tyre si për të monitoruar përmbajtjes ashtu dhe për të gjeneruar diskutime dhe komunikim. Qeveritë duhet të ndërmarrin ndihmën e psikologëve të shohin se vetëm paratë nuk janë në konsideratë të shtëpisë mediatike dhe ato respektojnë përgjegjësinë sociale.

Shkruar nga Ejona Grosha