Tema :Poezi e dedikuar Djalit tim

0
507

Ke ditëlindjen sot
Djali im i shtrenjtë
Të uroj me shpirt
Fjalët dalin vetë.

Kalove shumë brenga
Derte halle shum
Dhe vetëm vajtoja
Lotët më shkonin lum.

E si mund të rrije
aty në kafaz
Dil bir të thoja
Se zemra po më plas!

Por ti nuk u mërzite
Nuk u ligështove
Me kurajon e madhe
Betejën e fitove.

Shpejt ikën vitet
Rrodhën si lum
Dhe ëngjëllin tim
Zoti nuk e humb.

Ai shtegtoi larg
Larg në dh`e të huaj
Lutjet e mija për të
Janë realizuar.

Tani ëngjëlli im
Nuk ta kam merakun
Ndërto folenë tënde
Kape shpejt konakun.
-poezi nga Silvana Ymeri

Burimi/zeriishqiptarit.com/