Teona Bushati – 1 Mars 1913: Në Trieste u mbajt Kongresi i Madh i Kolonive Shqiptare

0
35

Në kongres morën pjesë 120 delegatë shqiptarë, italianë, arbëreshë, austriakë, rumunë, vlleh etj. Qëllimi i Kongresit të Triestes ishte mbrojtja e Shqipërisë nga copëtimi.
Kjo u shpall më hollësisht në programin e tij prej katër pikash që ishin:

  1. “Kërkesat per nji Shqipni të madhe, të till qi të mund jetojë e pamvarshme politikisht e ekonimisht.�2.Tue marrë para sysh se Vllahët qi jetojnë në rreth të Shqipnis dishirojnë të jen unjisuem me shtetin e rij të lir, na tue i pëlqye me zemër i pershndesim vllaznisht së bashku me të tjerë kombsije së ndryshme qi dishrojnë me jetue në Shqipnin e re.�3.Tue dijtë se fuqit e mdha kan njoftun si parim formimin e nji Shqipnije të lir e se dhe qeverija e jonë asht diftue asnjanse në ket luftim, na n’emen të Drejtsis, lypim qi t’u epet fund luftës e rrethimevet.�4.Shkoqitje mbi formën e qeveris”.
    Kryetar i Kongresit ishte Faik Konica. Anëtarë të kryesisë së kongresit ishin Dervish Hima, Fazil Toptani, Hil Mosi, Pandeli Evangjeli dhe Stef Curani. Delegatët e kongresit në diskutimet e tyre folën rreth gjendjes tragjike të Shqipërisë, nevojën për bashkim dhe domosdoshmërinë për t’i treguar botës pjekurinë e shqiptarëve.

Burimi/Facebook/Gegnisht