Teona Bushati – Dr. Shk. Lindita Shosha Mano nuk eshte nje Gege por eshte nje burrneshe!

0
264

Teona Bushati
Administrator

Dr. Shk. Lindita Shosha Mano nuk eshte nje Gege por eshte nje burrneshe! Eshte nje grua sa e forte aq dhe me shpirt te ndjeshem artisti. Eshte kirurgia qe profesionin e konsideron art dhe artin e piktures e ben me profesionalizem! Dr. Lida Shosha eshte njeriu qe nuk terhiqet nga asnje beteje, ben me pasion e entuziazem cdo pune, tipi perfeksionist qe te “lodh” shpirtin per cdo detaj! Eshte rast unikal si grua, si profesioniste e si artiste! Me poshte nje prezantimim fare i shkurter i saj si profesioniste ne rradhe te pare , por edhe si artiste.
Dr. Shk. Lindita Shosha ka mbaruar studimet e larta për Mjekësi në Fakultetin e Tiranës më 1993. Në vitin 1994 Dr. Lida Shosha fiton të drejtën e studimit si Kirurge e Përgjithshme nga Qendra Spitalore Universitare e Tiranës “Nënë Tereza”, duke kryer edhe më pas specializimin si Kirurge Kolo-Proktologe.
Në 2013 merr titullin Doktore e Shkencave në Mjekësi. Ka zhvilluar mbi 40 trajnime jashtë vendit në Itali, Greqi, Angli, Skoci, Gjermani, Austri, Francë, Lithuani, etj.
Me mbi 100 prezantime në Kongrese Ndërkombëtare e Kombëtare dhe botime në revistat më prestigjoze mjekësore në vend dhe jashtë tij.
Dr. Lida Shosha ka punuar si Kirurge e Përgjithshme prej vitit 1994 deri në Mars të vitit 2015 në Spitalin Universitar të Traumës.
Prej vitit 2013 deri në fund të vitit 2014 ajo ka qenë Shefe e Shërbimit të Traumës në Spitalin Universitar të Traumës duke dhënë një kontribut të veçantë në riorganizimin e Spitalit, veçanërisht Shërbimit të Urgjencës.
Tashmë ajo është Shefe e Departamentit të Kirurgjisë Kolorektale dhe Proktologjisë në Spitalin Amerikan, si edhe Drejtoreshë e Strategjisë Akademike dhe Edukimit Mjekësor të Spitalit Amerikan, njëherazi Presidente e Shoqatës AMEA- Albanian Medical Education Association.
Gjithashtu, Dr Shosha mban titullin, Presidente e IMCA – Kongresi Ndërkombëtar Multidisiplinar i cili organizohet për të pestin vit radhazi në Shqipëri.
Ka fituar titullin si QYTETARE NDERI e Urës Vajgurore (sot Dimal) të Qarkut Berat me motivacionin “Për kontributin e saj në fushën e Mjekësië si Kirurge në aplikimin e të rejave më të fundit në mbështetje të shëndetit dhe jetës. Studiuese mjekësore dhe menaxhim i suksesshëm në organizimit e shërbimeve shëndetësore në luftën për shpëtimin e jetës njerëzore”.
Në Dhjetor 2019 i është akorduar titulli “Kampione e Barazisë Gjinore” nga Ambasada Hollandeze si Aktiviste në luftën për barazisë gjinore në Shqipëri dhe respektimin e të drejtave të grave.
Aktualisht është Zv. Presidente e ASCP – Shoqata Shqipëtare e Koloproktologjisë dhe Zv. Presidente e ISUCRS për Evropën Jugore.
Ka organizuar 4 Kongrese Ndërkombëtare Multidisiplinore (i pesti zhvillohet më 17-19 Nëntor 2022) me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme nga vendi, rajoni, dhe Europa, USA, Azia, 24 Konferenca kombëtare, 6 Masterklase Ndërkombëtarë, 15 Seminare dhe Leksione infermierore, Uorkoshope, Simpoziume dhe trajnime të ndryshme për stafet mjekësore në vend dhe rajon me një nivel të lartë akademik e shkencor ku përfaqësohet denjësisht elita mjekësore e 30 shteteve të botës si USA, Evropa, Azia, Ballkani si edhe nga mjekët e trevave mbarë shqiptare.
Dr. SHK Lindita Shosha është shembull më i shkëlqyer i modelit bashkëkohor mjekësor, me një standard të lartë e inovativ të performancës mjekësore gjithmonë në kërkim të cilësisë maksimale në shërbimin ndaj pacientit. Aktiviste e Luftës Kundër Kancerit të Kolonit dhe të Gjirit me fushata informuese, ndërgjegjësuse, sensibilizuese, diagnostikuese, për të përcjellë informacionin e duhur në popullatë për moshat e rrezikuara, në mënyrë që sëmundja të kapet në kohë e të parandalohet, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe mbrojtëse e luftës për barazisë gjinore, ajo është një Model që çdo mjek i ri duhet të ndjekë.
Së fundmi, ajo ka marrë nga Albanian Exelence vlerësimin si Lider në Ofrimin e Kujdesit Shëndetësor Cilësor përgjatë Pandemisë.
Gjithashtu, edhe një një piktore e talentuar me mbi 100 piktura me reportazhe dhe emisione në kanale të ndryshme televizive dhe rrjetet sociale.

Mund të jetë një imazh i 1 person, syze dhe teksti që thotë "abcnews.al"
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ALBANIAN Dr. Dr.Lida EXCELLENCE20 Lida Shosha 2021 Lider Pandemie ekselent kohè nẽ shèrbimin shèr bimin ndaj pacientit nè"
Mund të jetë një ilustrim i lule
Mund të jetë art
Mund të jetë art në lidhje me: kalë
Mund të jetë art
Mund të jetë një ilustrim
Mund të jetë një imazh i zog
Mund të jetë art

Burimi/Facebook/Gegnisht