Teona Bushati – SHAMS TABRIZI

0
103

Dikur mjeshtri i famshëm sufi Shams Tabrizi ishte duke udhëtue me disa nga ndjekësit e tij.
Ndërsa po kalonin një pellg, Tabrizi i tha njërit prej nxanesve të tij:
“Kam etje”. A më jep pak ujë ?.
Nxanesi shkoi te pellgu me mbush uje.
Në atë moment një karrocë demash kalon nëpër pellg.
Si rezultat, uji u ba shumë i turbullt nga balta.
Nxanesi mendoi,“Këtë ujë me baltë si t’ia jap ta pijë Tabrizi?
Kështu ai u kthye dhe i tha Tabrizit:
“Uji atje është shumë i turbullt e me baltë”. Nuk mendoj seasht i përshtatshem me e pi”.
Pas rreth gjysmë ore, përsëri Tabrizi i kërkoi të njëjtit nxanes me shku prape te pellgu.
Nxanesi shkoi por pa se uji ishte ende me baltë.
U kthy te Tabrizi dhe e njoftoi për të njëjtën gja.
Mbasi kaloi do kohe, prape Tabrizi i kërkon të njajtit nxanes me shku te pellgu.
Këtë herë, nxanesi pa se balta ishte ulur dhe uji ishte i pastër dhe i kthjellet.
Kështu ai mblodhi pak ujë në një tenxhere dhe e solli në Tabrizi.
Tabrizi shikoi ujin dhe pastaj ngriti sytë nga lnxanesi dhe tha:
“Shiko ça bane per me e ba ujin të pastër? E lenashtu sic ishte, dhe balta u ul vetë dhe ujii u pastru”.
Kështu asht edhe mendja jote! Kur asht asht e shqetësume, vec lene ashtu . Jepi pak kohë. Do të qetësohet vetë.
Nuk duhet me ba asnjë përpjekje me e qetësu atë. Dhe ka me ndodhe. Biles pa asnje mundim”.

Pershtati t.b.

Burimi/Facebook/Gegnisht