Tërbimi i Edi Ramës me perëndimin dhe skenari ‘Hashim Thaçi’ pas dere

0
91

Pra Edi Rama nuk është Edi Rama. Do të arrestohen politikanë, ministra, ish ministra, biznesmenë, pronarë mediash, e deri tek arrestimi i kumbarit.

Sot, shqiptarët janë të bindur se Edi Rama është “Kumbari” i Mafies italiane për Shqipërinë. Në këto kushte, kryeministri shqiptar nuk e ka të mundur as të flasë, as të punojë, as të dorëhiqet, as të mos pranojë vjedhjen e votave nga Federata e Familjes Mafioze, ku Rilindja tashmë është pjesë e saj.

Rilindja është si gjarpri.

Jo si ‘Gjarpri’ i UÇK-së, se Hashimi u arrestua në zyrë, megjithëse nuk jepte as dorëheqje nga pozicioni i Presidentit të Repubikës së Kosovës.
Ishte thjeshtë nën akuzë, në aparencë shumë më zbehtë se akuzat ndaj kryeministrit të Shqipërisë. Megjithatë, pushteti nuk i bëri punë, ngjashëm me ketë që pritet t’i ndodhë Edi Ramës. Me shtatë makina dhe një avion të Tribunalit të Hagës që e pritën me motor ndezur për të vajtur tek drejtësia, u nis për burg, për aty ku asnjë mafioz a shtetar shqipfolës nuk e besonte e nuk e dëshironte. Kjo kuptueshëm për faktin se të gjithë duket se janë Hashim Thaçë.
Hashim Thaçi, megjithë defterët e krijimit të shtetit më të ri në Botë, me gjithë ajetet e gradat e një luftëtari, me gjithë nofkën e Gjarprit, që mëndonte të trembte ndërkombëtarët, iku për ta lënë Kosovën të bëjë zgjedhje të lira me 14 shkurt.

Fiks si Hashimm Thaçi pak ditë para arrestimit.

Edhe Edi Rama e ka trashur zërin kundër ambasadorëve, i bindur se edhe pa program, pa punë, pa perspektive, Ndranghet’a ja siguron mandatin e tretë.
Vepron kështu, sepse është ndër mafiozët më të pasur të Europës, sepse është ngritur në nivelin e mjeshtrit të paradave ekonomike, politike e diplomatike me arsenal kriminal e maskë lirie e demokracie, njëlloj si veprimet substanciale të Ndranghetës.
Duke rritur veprimtarinë mafioze pikërisht mes varfërisë, duke rjepur çdo cent të shqiptareve, duke burgosur e torturuar popullin e vet, duke detyruar rininë dhe intiligjencën të ikë, sidomos katër vitet e fundit, ky kumbar i mafies italiane, nuk e ka fare problem pse shfaqet si tortura më e tmerrshme në provokomin e nervave të popullit shqiptar, apo edhe të ambasadores Yuri Kim dhe tërë trupave diplomatike perëndimore në Shqipëri.
Sapo diplomacia perendimore la të kuptohet se do të pastrohen listat e deputetëve nga kriminelët e hajdutët, sapo la të nënkuptohet se nuk mundet Ndrangheta të mbajë pushtet në Shqipëri, Edi Rama doli për një çast nga shinat e Ndranghetës.
I trullosur, i hardallosur, përmendi dorheqjen. Ndoshta miku Rexhep Taip Erdogan, i kishte çuar ndonjë haber, si me thënë:
O figurë, mbylli spitalet e shkollat turke të organizatës “Feto” në Shqipëri, se janë të kundërshtarit tim Fetullah Gylen, e eja këtej vëlla. Edhe nga këtu mund të punosh për mafien.
Por ky deklarim ishte thjeshtë një lajthitje momenti. U riparua shumë shpejt.
Ndranheta e detyroi të dorëhiqet nga dorëheqja.

Pra Edi Rama nuk është Edi Rama.

Kodi i heshtjes nuk po i funksionon as te Ilir Meta.
Kur presidenti Ilir Meta kërcënonte me vetvrasje, paska mbrojtur Ndranghetën, kumbarin Edi Rama, Lali Erin, Tigrin e Ujkun, e deri tek Taulant Toyotën.
Vetvrasja e presidentit tonë, nuk kishte në optikë Salvador Guillermo Allende Gossens, Presidenetin e Kilit, që më 11 shtator 1973, në një tip grusht shteti të mbështetur nga CIA për ta larguar nga pallati presidencial “La Moneda Palace”, nuk u dorëzua, por ja rrasi vetes plumb në vesh.
Likja i kumbarit, Likja i Lali Erit, i Tigrit, Ujkut, Çakallit dhe Kunalles që mbledhin paratë e Ndranghetës, i paska bërë presion perëndimit fiks me kodin e Ndranghetës.

O Perendi a ndjen, sa idiotë ka kjo tokë?!

U thoshte, se unë kam një pilulë, që e pi dhe vdes si “hero” i kombit tim. Don të thotë Likja, se nuk është si Hashimi që vete me këmbët e veta në burg, nuk është si Fatos Nano që i kanë rënë trutë në qafë dhe tregon përralla tek Aleksandri i Madh i Klanit erdoganist para përrallxhiut Bëlendi Fevziu, që qeshet si idiot me ulje pantollonash para vajzave shqiptare, të një pijaneci të urryer e pasaniku me dosje të trashë mafioze.

Meta e Nano janë lolo tashmë, po kryeministri?!

Që ka marrë fund telenovela e tij, kjo është si një e një bëjnë dy, që Ndranghet’a ka aq para krimi e forcë presioni, sa të tjetersojë vullnetin e shqiptarëve më 25 prill duke lënë Kumbarin në pushtet, edhe kjo dihet.
Por, pikërisht pse dihen këto, pse populli është varfëruar e torturuar deri në kufijtë e mbijetesës, pse Amerika dhe BE kanë hetuar gjithçka e këto ditë do shpërthejë “bomba” që do trondisë Globin, nuk do të ndodhë asgjë e keqe.
Do të ndodhin shumë gjëra që nuk dihen, por priten.
Do të arrestohen politikanë, ministra, ish ministra, biznesmenë, pronarë mediash, e deri tek arrestimi i kumbarit.
Ajo që nuk dihet është vetëm dita dhe ora. Këtej nga qëndra e Ndranghetës, në Shqipëri do të ketë shumë të arrestuar e sekuestruar.

Burimi/Pamfleti