Teuta Shaqiraj – Identitet në vargje .

0
97

Per konkursin me temën ” IDENTITET” organizuar nga stafi Instikt Poetik e idejuar nga Aleksandër Shallvari.

Cila jam unë n’këtë yjesi universi ?
E zëri i zemres si muzikë e ninullë :
“Thërmijë meteori ke rënë
nga qielli i dashurise ” .
Ja përse unë u linda ,
e stinët motërore i kisha paraprirë.

Si pikëz shi vere jam ,
që shkumëzon mbi buzë
e kriptë ,
herë e ëmbël ,
për ty bëhem një muzë .
Në çast lumej ndjenjash
më lënë të vetmen fjalë
Jam ” lulja e Janarit “
ti oazi im i paqtë.

Jam gjethja e kuqërremtë
që ngadalë bie përdhe
nga malli vjeshtak ,
në humusin e ngrohtë fle;
ngjyrat vjeshtore filtrojne timin imazh
qielli fik e ndez yjet,
kalimthi vjeshtën lë pas …..

Sythi i parë i bajames bulbëroj të jem
me këngën e bilbilit të marr krahë mbi gem,
lëndine e paanë me të katërtat stinë,
në mua blerojne të tëra, përjetësisht janë shkrirë.

Teuta Shaqiraj.

Burimi/Facebook