Teuta Shaqiraj – Jam lulja e Janarit

0
50

Cila jam n’këtë yjesi universi, cila ?
E zëri zemrës ndjen ritmin ninulle brenda:
“Thërmijë meteori ke rënë
nga qielli i dashurise ” .
Ja përse ti u linde ne te trembedhjete,
e stinët motërore i kishe paraprirë.

Nje pikë shi vere jam ,
që shkumëzon mbi buzë
e kriptë ,
herë e ëmbël ,
për ty e embla muzë .
Në çast lumej ndjenjash
më lënë të vetmen fjalë
Je” lulja e Janarit ,
oazi im i paqtë “.

Jam gjethja e kuqërremtë
që ngadalë bie përdhe
nga malli vjeshtak ,
nën shtrat gjethesh , fle;
ngjyrat vjeshtake filtrojne timin imazh
qielli fik e ndez yjet,
kalimthi vjeshtën lë pas …..

Sythi i parë i bajames bulbëroj të jem
me këngën e bilbilit ,të marr krahë mbi gem,
hapsire e paanë me të katërtat stinë,
në mua blerojne të tëra, janë shkrirë.
Jam lulja e Janarit ,ne mbreterine e dimrit
Dehur dashuruar me aromën e blirit .

Teuta Shaqiraj

Burimi/Facebook