Ja kushtoj këtë poezi tërë çifteve që duhen shumë.
Një tis melankonie më ka mbërthyer sot ndërsa shiu nuk pushon prej 4 ditësh e malli im më çon larg – larg në kohë…
-Në rikthim të dy….
Ti je në mua, shpirtërisht brenda meje
e unë në ty, shkrirë ndër arterie.
Prej Venere vij, ti zbritur nga Marsi
tërheqje trupash, manjetikë graviteti.
Herë të ndarë, e herë si dallgët e detit
herë kredhur në ëndrra e jashtë realitetit.
Herë një oaz, n’shkretëtiren e ndjenjave,
kredhur ,t’përqafuar si”vallja e mjellmave “.
Po një ditë e di, se në ikjen time,
padashur do jem
gjethe vjeshtake në parvazin e zemrës tënde
Si grimcë meteori do vij, n’ajrin e ndezur,
ti mbash ngrohtë kujtimet, udhës së mbetur.
Do të lë për shumë kohë, në pritje sy malluar
drejt yjesive, po të pres, nga kishim fluturuar….
Teuta Shaqiraj
Burimi/Facebook