Teuta Shaqiraj – Paska ardhur..pranvera

0
117

Ndërsa mendjen e përgjumur freskoje
me avuj dëshirash u vesh pasqyra.
Të zgjoi mëngjesi me nota magjie
mes pëshpërimash the… erdh pranvera.

Por unë ,eh nuk e besova…

Sytë e mallit ç’u mbushën me vesë,

lulet e pjeshkës ç’aromë kundërmonin,
nuanca buzëqeshjes rozë
petalet shpërndanin.
Shpirti u ngroh e nga këmbët e zbathura,

Lumturisht besova, kishte ardhur pranvera….

Binte erë limoni mbi buzët e tua.
Oh me hutuan shqisat e mia.
Zemra si zog shpërtheu guacken dimërake.
Nga sytë e mi një lumë gëzimi rridhte
qënia ime n’ekstazë në “rite” dashurie,

kraharori gufoi…
pragun tënd kisha shkelur
me britma habie.
Teuta Shaqiraj

Burimi/Facebook