Teuta Shaqiraj – Qe pranvere 2020 …….

0
314

( L’amore è più forte della morte.
Dashuria me e forte se vdekja.)

Pranvera e 60 – të më “burgosi” brenda
Me lulet e sapo çelura në shpirtin tim
Aroma e saj me dehte përtej xhamave,
Duel i heshtur mes territ e ëndrrave

Natyra harlisej pa ndrojtje n’sytë e mi
Penelata Van Gogiane, risim jetë, ç’poezi!
Koral bilbilash, me fluturzat dalldisur
Gushëkuqi rrihte krahët me mua përqafuar

Një lot ylbertë rodhi, mbi parvaz rënë
“STINËT” è Vivaldit, petal bajamesh rozë,
O terr, “kurorë” vdekje ku është i yti gjemb?
“Nabucco” Verdiane me ty, dhëmb për dhëmb.

Teuta Shaqiraj.
shënim
(Izolimi për shkak të Covid 19 qe i vështirë për të gjithë në sidomos për mua e vetme në mes të maleve.
Që sot shkruaj poezi e drejtoj një program modest në radio është meritë edhe dy miqve të mi të nderuar, të respektuar e të dashur që do të mbeten përherë në memorien time si esperienza me e çuditshme dhe e bukur në jetën time, pikërisht një (KTHESË ). Pacit bekimet è Zotit ju te dashur miq!