Teuta Shaqiraj – Unë, dashuria e deti

0
22

Nuk jam vetëm, këtë buzembrëmje
të fresket qershori,
jam unë, dashuria, pak fillim vere
e malli.
Përkundem e pergjumur nen tinguj e larget
vargu shkujdesur bie mbi reren e lagesht …

Nuk jam vetëm këtë mbrëmje qershori ,
ndërsa syrin ma drodhi bishti i Arushes se madhe.
Valet lozonjare shpleksen lehtë
pa zhurmë,
me bregun përqafuar malluar dhe une

Mezi’ presin brigjet ,c’ashikë te perveluar
të luajnë përjetësisht me valet,
simfoninë e pambaruar.
Dallgë e valë zhuriten , n’dashurine e vjeter
malli seç i ndjek, nga njëri breg në tjetrin.

Zemra përcjell valët, me mijra tinguj
për ty,
pulebardhë e vetme, fluturon ulët
diku…..
Si vijëza pentagrami mbi det kjo
dritë e hënës,
përmallshëm pushojnë notat,
në këngët e zemres.

Teuta 11 qershor

Burimi/Facebook