THIRRJE PUBLIKE – PER POLITIKANET SHQIPTARE !

0
48

Te nderuar politikane shqiptar nga Shqiperia, Kosova , Maqedonia Veriore, Bujanovci dhe Presheva dhe ju politikane shqiptare ne Mal te Zi , ju kerkojme te beheni pjese e bisedave dhe e intervistave, ne radiot tona ne Mergate. Me shume se askush tjeter kemi nevoje per bisedat dhe intervistat me Ju , politikane shqiptare. Edhe kur ju shkruajme , as qe preferoni te na ktheni pergjigje fare ! Vetem kur ju keni nevojat tuaja private, apo ne zgjedhje kujtoheni te na gjeni . Personalisht u kam bere thirrje disa politikanve dhe drejtuesve te shtetit, nepermjet faqeve te tyre zyrtare dhe nuk kam marre asnje pergjigje. Nuk e kuptojme fare kete moskokecarje, kete mos respekt ndaj mediave ne Mergate.
ZOTRINJ POLITIKANE
Ne krahas puneve tona te perditeshme qe mbajme familjet tona gjejme kohe dhe kontribojme ne keto radio , ne komunitetet ku ne jemi, por radioja ime e kalon komunitetit , ajo degjohet ne te gjithe boten ku ka shqiptare , por Ju nuk ju a ndjen fare, se ne per gjuhen shqipe, per kengen shqipe dhe politiken tuaj , kontribojme pa asnje pagese. Ju merrni rrogen per ate pune qe beni dhe pertoni te komunikoni me ne 30 minuta ,apo pak me shume, per te kuptuar edhe ne ne Mergate, por pse jo per te marre edhe ju nga Mergata, mbeshtetjen , apo kritiken e tyre ! Pse na lini jetim dhe pa asnje perkrahje, pa asnje respekt, pa asnje pergjigje kur ju shkruajme. Po ju drejtohem me kete thirrje nepermjet rrjetit social , Facebook , por kur te jem ne Tirane apo ne Prishtine do tregojme me emra se kuj i kam shkruar dhe ka tre vite qe nuk kam marre pergjigje. Nuk arrij ta kuptoj , athere keni fytyre te vini dhe te na kerkoni kur ju djeg kurrizi ju. Edhe ne duam te sjellim mendimet tona , duam te ju drejtojme pyetjet e degjuesve tane. Marrim shume kritika nga degjuesit tane, pse nuk na bini polikane ne biseda ne radiot tona ne mergim. Edhe pse u tregoime qe ju nuk begenisni as te na ktheni pergjigje , por degjuesi nuk arrin ta besoj , se sa negativ paraqiteni ju me ne gazetaret ne emigracion. Dhashte Zoti qe kjo thirrje e imja te trokase ne ndonje dere politikani !
Me shprese se politikanet tone te behen te gjalle dhe te na gjejne dhe te na kerkojne vete , po e mbyll kete thirrje drejtuar politikanve shqiptare ne trevat tona shqiptare.

Me respekt

Luigj Shkodrani

Gazetar , Redaktor e moderator ne radio Projekt 21 .
Sekretar i shoqates “Alba – Dansk” – Danimarke