Ti thuash humanist ,duhet të thuash Fejsal !

0
1528

Ja që erdhen në fund të vitit 2018 dhe si mund të kaloje ky vit ,pa i thënë dy fjalë për humanistin tonë dhe njeriun e mirë Fejsal Dalipin. Mendoj se jo është e vështirë të kalohet,sepse është njeriu që e meriton vertetë. Ai asnjëherë nuk flet ,nuk ndjehet për veprat e tij të mira. Njeriu i heshtur ,do të thosha por i mbushur plot e përplot me humanizëm ,që e karakterizon në cdo ditë vitit . Ai kudo ku është mendon dhe vepron në ato mënyrat e veta. Nuk don ti bëjë publike ,veprat e tij dhe kur e pyet,ai të përgjigjet : – I bëj per Allahun,nuk ka nevojë të ma dije njeriu ,ai lart duhet ti dijë ato cfarë jap e bëj unë për njerzit. Është njeriu që ngado nga shkon merr vec fjalë të mira dhe respekt . A ka gjë të bukur për një njeri ,se respekti dhe mirënjohja që i bëjnë. Vajza e Komandant Telit vazhdon shkollen ,në sajë të humanizmit të këtij njeriu me shpirt të madh. Jep gjithnjë ndihmon gjithandej ,por është e vështirë tja nxjerrësh,sepse ai është natyrë e mbyllur kur bie fjala me humanizmin,ndaj dhe unë e kam të vështirë ti numroj ato,por një ditë do të merrem më gjatë e të shkruaj për këtë njeri human . Aksioni për të pajisur dhe për të ndihmuar spitalet me mjete të ndryshme që ato kanë nevojë ,ishte një nder aksionet e mëdha që organizoi Fejsali ,së bashku me mikun e tij danez. E shikoje vetë Fejsalin tek ngarkonte e shkarkonte mjete të ndryshme,por ai disa herë e shoqëroi mallin deri ne destinacion,duke ndihmuar një për një në shkarkimin e sistemimin e tyre. Ja pra këto vepra e lartësojne këtë njeri që me plot kuptim të quhet njeriu i mirë Fejsal Dalipi. E tek shkruaj këto rrjeshta më vjen ndërmet ajo cfarë bëri në 55 – vjetorin tim ,duke sjellë darkën në festën time ,që nga 45 km larg ,me mjetin e tij dhe e gjitha ishte thjeshtë një sponsorizim në ditëlindjen time. Kjo ishte një ndihmë shumë e madhe për mua. Kur drejtori i radio Projektit 21 ,Havzi Sulejmani më tregoi ,që Fejsal Dalipi ka shprehur dëshiren që të kontribojë me darkën për mysafirët tuaj ,unë e dëgjova me vëmendje dhe nuk doja ta besoja,por ja që ndollin ,ka njerëz te mirë si Fejsali ,që të nderojnë e të respektojnë. Atë ditë mbeta i befasuar dhe i shokuar kur në derë u paraqit Fejsali . Mendoja se do te vinte dikush tjetër nga stafi i tij,por më besoni kur e pashë në derë Fejzalin u emocionova pa masë dhe faqeve me rrollën dy pika lot,lot gëzimi. Ishte një nga befasite e shumta që mu bënë në ditën e ditëlindjes sime nga shokë e miq të mijë të mirë . Nder këto befasi ishte dhe kjo supriza e Fejsalit. E ku të mos shkruaj dicka për Fejsalin pra në këtë ditë të parafundit të vitit,duke i uruar shëndet e jetë të gjatë dhe plot lumturi e gëzime në vatren e tij familjare. Urojmë që viti 2019 të jetë një vit edhe më i begatë për Fejzalin dhe bisnesin e tij.

Urime Fejsal vitin e ri 2019 ! Suksese dhe vetëm suksese !

Luigj Shkodrani – Kopenhagë – Danimarkë