Tony Dedivani – PSE NUK I LEJON SHTETI ?

0
91

Shtatoren e Anton Çettës dhe Pjetër Bogdanit në vende publike nuk i lejoi shteti
Noshta me Albini Kryeminister do ti vedosin në Qeder te Dardanis
Skandali me shtatoren e Anton Çettës është maja e ajsbergut e një shkretimi kulturorë dhe e shlyerjes së kujtesës historike si askund në botë.
Gani Mehmetaj
Nuk është Anton Çetta personaliteti i vetëm kombëtar që nuk i ngrihet shtatorja aty ku duhet dhe me ceremonitë që i meritonte. Në Dardani e në Shqipëri nuk e kemi asnjë figurë kombëtare që është përjetësuar me angazhimin e shtetit dhe të institucioneve tona. Ministria e Kulturës në Dardani dhe në Shqipëri në 20- 15 vjetët e fundit ia ka lënë në dorë TIKA-s ta rrënojë trashëgiminë shqiptare dhe ta orientalizojë çdo gjë kombëtare.
Skandali me shtatoren e Anton Çettës është maja e ajsbergut e një shkretimi kulturore dhe e shlyerjes së kujtesës historike si askund në botë.
Shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu u bë fal angazhimit të Mark Krasniqit dhe Ibrahim Rugovës. Ata ishin institucione, s’mund t’i pengonte askush, edhe pse u përpoqën. Por Rugovës e Krasniqit u mbeti peng që nuk arritën ta bënin një shtatore të Pjetër Bogdanit, një pllakë përkujtimore aty ku e pati varrin. Përkundrazi, kur vdiq Rugova, varrin e Bogdanit ia përdhosën me rinovimin e xhamisë mbi varr, ku mori pjesë edhe kryeministri turk.
Kryeqyteti ynë ishte dhe është djerr me përmendore e shtatore të personaliteteve historike. Nuk e kemi asnjë hero të antikës, të përjetësuar me shtatore a përkujtimore, nuk kemi as hero të mesjetës, nuk e kemi asnjë shtatore të luftës pesëqind vjeçare kundër Perandorisë turke. E rastit a me nisma private është edhe ndonjë shtatore e heronjve që luftuan kundër Serbisë e Jugosllavisë.
Historia në Dardani dhe në Shqipëri, nis e përfundon me Luftën Nacionalçlirimtare, me përmendore të partizanëve të tipit të Vojo Kusheviqi e Vojot e vëllazërim bashkimit si Miladin Popoviqit, Boro Vukmiroviqit dhe Ramiz Sadikut. Sipas atij modeli u bë edhe ndonjë shtatore e rastit e luftës së fundit.
Skandali i tashëm i mosvënies së shtatores së Anton Çettës në vend publik, është rrjedhojë e mos funksionimit të institucioneve të shtetit, është pasojë e kapjes së shtetit. Ata nuk duan dhe nuk mund të nxjerrin në pah figurat emblematike kombëtare si Pjetër Bogdani, bie fjala, sepse kanë detyrime të pasqaruara ndaj ish-pushtuesit.
Shtatoren e Anton Çettës dhe Pjetër Bogdanit në vende publike nuk i lejon shteti.
Në mungesë të shtetit, apo të kreut të kapur ( edhe komunat janë të kapura), Kisha katolike shqiptare mori rolin që e kishte dikur të kultivojë e ruajë gjuhën e trashëgiminë shqiptar. Meqë nuk ia bëmë asnjë vend shtatores së Pjetër Bogdanit, kisha e pa të udhës që Bogdanit dhe Çetës t’ua lë një vend në oborrin e tyre. Kjo është turp për shtetin dhe për institucionet e kulturës.
Së fundi nuk do të doja ta shihja shtatoren e Anton Çettës para Institutit Albanologjik, ashtu si është tash ky institucion, sepse jo pak njerëz kanë nis ta quajnë Instituti Islamik, ndërsa dikur ishte krenaria jonë kombëtare.
Lexoni edhe:
Shpirtmadhësia e Antonit i trishton xhuxhët rrahagjoksë
Nëse është e vërtetë ajo që thuhet, do të ishte lajm tepër shqetësues dhe i papranueshëm
Kisha katolike gjithmonë i ka nderu figurat kombëtare

Burimi/Facebook/Toni Dedivani