Tregim per masvin

0
260

Nje dite nje miku im danez ben nje telefonate dhe me thote : 

– Luigj kam marre vesh se keni per te shitur masvin.

Po – i them ,se une ate kohe mbaja nje lloj kafshe te vogel,si lepuj ishin,por ishin me te vegjel

Shoku : – Ok une po i tregoj dhe do ju telefoj perseri kur do te vijme .

Pas disa ditesh erdhen dy gra te moshura dhe miku im . I ftova ne shtepi per kafe .

Dhe biseda vijoi,sa desh u harruam pse kishin ardhur zonjat. Kur ajo qe donte te blinte masvin-in ,ju kujtua.

_ Me falni – tha ajo – por u shtruam ne bisede dhe humbem fare,une kam ardhur per te blere nje masvin mashkull,sepse nuk dua te me shtohen e kisha nje dhe u kujdesa deri sa me ngordhi. E tani dua ta zevendesoj me nje tjeter . Nese ka mundesi Luigj dua te dal ne kopshtin tuaj dhe te me ndihmosh ta gjej nje se me kane thene se keni shume te tille.

– Po – i them une dhe menjehere u ngrita ne kembe. Dualem ne kopshtin tim dhe aty ishin rrjesht kafazet,se une ate kohe kisha shume dhe vendosa qe ti shes,se mu bene diku te 52 cotet . U be nje ferme me masvin. Nuk kisha mundesi qe ti mbaja te gjithe .

Dhe zonja filloi qe ti shohe me radhe kafazet me masvin. Merr nje e merr nje dhe te gjithe i dukeshin te bukur. Pas disa castesh zonja i piketoi tre cope qe i pelqenin,por donte ne fakt vetem nje dhe ate e donte mashkull. Dhe me drejtohet mua. 

– Luigj me ndihmo se une nuk i kuptoj fare ,se cilet jane mashkuj dhe femra.

– Po pse une i njihja thoni ju a ? Por asaj nuk i tregova se nuk ja kishe fare iden,se ishin pak veshtire te njiheshin,se une nuk kisha shume vite qe merresha me ta,por per sherr mu shtuat brenda nje periudhe te shkurter aq shume sa une nuk e imagjinoja .

Dha i morem te tre dhe po i shikonin ,gjoja. Edhe ajo duke ju pershtatur atij qe ka patur dhe une vec po prisja qe ta vendoste ajo. I pa te tre dhe me thote : – Ky me duket se eshte mashkull Luigj , shikoje. 

 E marr ne dore dhe bej se po e shikoj . Mua me kishin ardhur ne maje te hundes dhe nuk me binte nder mend ti shikoja,se kisha shume,mua me interesonte qe te hiqja sa me shume ne to.

I them zonjes – edhe mua me duket se eshte femer. Po merre dhe nese nuk te pelqen apo te ngordh urdhero e merre tjetrin. Per nje vit e ke te garantuar. 

Dhe plaka u gezua shume se e mori masvin mashkull dhe doli dhe e vendosi ne kafazin e vogel qe kish marre me vete. 

Kaluan kohe dhe nje dite miku im danez me telefonon perseri.

– Luigj a din ate dite qe moren ate masvin mashkull tek ti ? 

– Po i them une ,mos i ka ngordhur ?

– Jo – me thote ,por i ka lindur dhe tre te tjere. Po ai nuk kish qene mashkull ,por femer dhe filloi te qeshe ,po specialist i mire ishe per ti njohur masvin-at.

– Epo te gezoje zonja ,se i eshte shtuar familja i them. 

E keshtu eshte kur i del per zot profesionit te tjetrit kot ,por une e kisha nga halli ,se doja te kaloja kohen,por mu shtuan aq shume sa nuk e perballoja dot me ushqim.

Ndaj kujdes edhe ju ,se raste te tilla mund te ju ndollin…