Ish kan një fukara dhe kish pas një grue dhe një djalë. Çdo ditë i lutej Zotit m’u u ba zingjin. Një ditë i erdhi prej perenie qi me lyp n’kët dynja çka t’don. I erdhi hazreti Hyzri te dera edhe e thirri. Duel fukaraja dhe Hazreti Hyzri i tha:
-Me emër t’perenisë t’ka ardhë me jau plotsue ka ni dëshirë, tre rob jeni e tret me lyp ka ni herë çka t’doni n’dynja, vetëm një dëshirë.
Prej qefit burri shkoi dhe i tha grues:
- Hoj grue!
-Hoj! - Na ka ardhë prej perenije ka iherë me lyp ka ni sen çka t’na do zemra, krejt çka ka n’dynja.
Gruaja pa pritë ju lut zotit: - Ooo Zot, banëm çik t’re pesmdhjet vjeçe.
Kur e pa burri gruen e re i tha: - Çka ke ba?!
-Ju luta Zotit mem ba pesembdhjet vjeçe edhe m’bani.
Burri u idhnue qi i hupi grueja në atë lutje, atë dëshirë dhe e nëmi prej zemres plastë- hej t’baftë Zoti magaricë!
Gruen e bani Zoti magaricë dhe djali filloj me kjajt për nanen kur e pa ashtu.
Tash burri po i thot djalit:
-Lutju Zotit t’e ban nanen qysh u kan.
Djali u lut:
Hej more Zot bane-ktheje nanen qysh u kan!
Prap u ba nana qysh u kan.
Kshtu të tret lypen me ju plotsue ka nje dëshirë dhe mbeten siç ishin fukara.
Burimi/Facebook/Nga thesari i popullit