Tritan Shehu – „Dita e Kujteses“–Harresa eshte fillimi i riperseritjes te se “Keqes”!

0
37

Sot Bota mbare Kujton, per te mos harruar kurre, per te mos u perseritur ato tmerre, krime monstroze, qe ndodhen ne gjysmen e pare te viteve 40-te, si pasoje e atij Holokausti mbi popullin hebre, por dhe me gjere, mbi miliona e miliona njerez te pafajshem, njerez qe aspironin te jetonin e te kontribuonin pozitivisht me jeten e tyre.
Fatkeqesisht njerezimi njohu dhe genocide te tjera shume vite me vone, edhe ne Rajonin tone, edhe mbi kombin tone.
Ndodhen ne Bosnje, Kosove etj krime e tentaiva te tilla “pastrimi etnik”, por qe ndryshe nga pranimi e falja e kerkuar jo nje here nga Gjermania per cfare ka ndodhur dikur; Serbia asnjehere nuk ka bere nje xhest te tille njerezor e clirues edhe per ate vete.
Fatkeqesisht dhe keto dite rrezikohet te perseriten agresione, pushtime, te bazuara mbi “ushqimin” e urrejtjeve njerezore nga ide dominimi.
Dhe kjo nuk eshte larg nesh, po ndodh ne Europen Qendrore, por me pasoja e “vale goditese” edhe mbi Rajonin tone.
Prandaj sot ne duke kujtuar ate ku mund te coje “marrezia” njerezore, humbja e demokracise, indokrinimi i verber, duke u perkulur me dhimbje mbi ato miliona viktima te atij Holokausti, permiresojme dhe te ardhmen tone.
Ato mesime tragjike te historise ne tregojne se duhet te jemi shume me te vemendshem, analizues per cdo akt, veprim, projekt, ide, qe mund te rrezikoje demokracine tone perendimore, rrugen tone drejt BE, si familja jone e vetme e perbashket per te bashkejetuar ne paqe dhe mirekuptim.
Dhe keto ne duhet t’i themi me ze te larte, fort per te larguar cdo dyshim te krjuar edhe nga gabimet tona strategjike ne politikat integruese, te jashteme e rajonale.
Riperseritja e rikonfirmimi i tyre, edhe nepermejt dokumentave zyrtare si Rezoluta Parlamentare, nuk eshte asnje here e gabuar a e tepert, vecanerisht kjo per Rajonin tone te trazuar, per momentet historike qe kalon Europa.
P.S. Ne foto Czeslawa Kwoka, e vrare ne moshen 14 vjec, si miliona te tjere, ne Auschwitz shkurt 1943, me nje injeksion fenoli.

Burimi/Facebook