Tritan Shehu – Per “Jeten”, per “Familjen”!

0
24

Tritan Shehu
Botuar sot ne Gazeten Panorama.
Eshte tejet pozitiv fakti i tentativave per krijimin dhe ne vendin tone te nje “Aleance te gjere per Familjen dhe Jeten”. Vecanerisht kjo merr rendesi ne periudhat shoqerore qe po kalojme, me kend veshtrimet dhe interesat e ndryshme, qe disa here spikatin.
Eshte folur e flitet shume per keto tema, kudo ne Bote, ne histori dhe aktualisht. Urtesia popullore, filozofe te shquar, shkrimtare, burra shteti, njerez te zakonshem, te gjithe jane shprehur dhe kane dhene mendimet dhe definicionet e tyre per keto nocione fondamentale te shoqerise e egzistences se saj.
Megjithate ne kete perpjekje per Jeten konceptet, qe duhen bere bashke ne nje jane shume, me shume se vete ai i ngushte i familjes. Megjithese disa here keto duken si te ndare, ne te vertete kane nje fill te perbashket qe i bashkon, eshte “Jeta” vete. Une do te rendis sot tre prej tyre, qe me duken me thelbesoret, por dhe me te rrezikuara e te debatuarat disa here tashme:
1-Familja e perbere nga Burri, Gruaja e me shprese neser Femijet.
2-Femijet e adoptuar, qe kane nevoje per nje familje te tille.
3-Aborti, nje rrezik per jeten.
a)-Familja, vlerat historike, tradicionale, morale.
Familja vjen qe me fillimet e njerezimit dhe ka egzistuar perpara shtetit, perpara cdo komuniteti tjeter te cfaredo lloj forme apo egzistence, dhe per kete aresye perfaqeson celulen fondamentale te shoqerise njerezore dhe eshte gur themeli i cdo zhvillimi, qofte dhe social te saj. Dhe familja eshte e bazuar ne martesen, bashkim intim jetesor dhe komplementar te nje burri dhe nje gruaje, qe konstituohet me lidhje formale e stabile dhe qe eshte e hapur per vazhdimesine e jetes. Familja e tille, nuk eshte krijim i ndonje epoke te caktuar historike, por eshte trashegimi e pacmueshme e tere civilizimit. Familja eshte shume me teper se nje unitet juridik, social apo ekonomik. Te flasesh per familjen eshte te flasesh per jeten, per transmetimin e vlerave, te edukimit, solidaritetit, stabilitetit, te ardhmes, dashurise, ne realitet te thuash familje ke thene Jete.
Sot me shume se kurre eshte e nevojshme te kihet besim tek familja.Te besosh tek familja duhet te luftosh individualizmin, vetmine kronike, qe tashme eshte aq shume e perhapur dhe qe ben te vuaj njerezimi.Te besosh tek familja duhet nje vokacion dashurie dhe lumturie per kete, duhet nje impenjim i te gjithe neve, ne te gjitha nivelet (individuale, politike, administrative, shoqerore etj).
Papa Gjon Pali i Dyte ka thene: “Familja eshte ne mision, dhe ky mision eshte thelbesor per cdo popull, per njerezimin mbare. Eshte misioni i dashurise dhe i jetes”.
Pra Familja eshte ne themel te shoqerise njerzore. Ajo eshte baze e mbijeteses edhe vazhdimesise fizike e morale te saj.
Ne cdo analize, kendveshtrim arrijme ne nje konkluzion thelbesor, Familja eshte e Shenjte. Dhe ketu duhet theksuar se behet fjale per nje forme familje, per ate reale, te vertete, te vetmen: per ate te perbere nga Burre, Grua e me tej me shprese e vullnet te Zotit, Femijet. Cdo devijim tjeter nga ky koncept nuk eshte real, eshte fiktiv, demtues per shoqerine njerezore ne terresi e femijet ne vecanti, eshte i bazuar mbi subjektivizma, deshira te disa njerezve.
Familja eshte ne themel te mbijeteses se shoqerise, ne cdo koncept e perkufizim te fjales. Sepse pa kete nocion njerezimi nuk do te mund te mbijetonte qofte edhe si specie, ne nje shoqeri civile dhe te zhvilluar.
Nga ana tjeter Familja ne shoqerine tone shqiptare eshte dhe ne epiqender te bashkejeteses sone fetare, bashkejetese e trasheguar nga historia jone, shume e cmuar gjithashtu per te sotmen e te nesermen e Kombit tone.
Por sot ne shoqeri flitet dhe per forma te tjera familje. Une dua te theksoj qe ne fillim mendimin tim, nuk mund kete te tilla. Shume nga ato mund te jene forma bashkejetese, por jo Familje ne kuptimin e vertete te fjales.
Keto parime jane vendosura mire ne Kushtetuten tone si dhe ne Kodin e Familjes, ne sinkroni te plote midis tyre dhe me vlerat e popullit tone.
Ketu perfitoj nga rasti per te theksuar dicka te rendesishme. Une jam kunder cdo forme diskriminimi, per cilindo. Dhe per ata qe mund te kene prirje apo preferenca te tjera seksuale, jashte heteroseksualitetit. Une jam inisiatori i ndryshimit te Kodit Penal dikur mbas diktatures, clirimit te tij nga masat penale barbare per homoseksualet. Jam gjithashtu nder ata qe punoi per ligjin tone kunder diskriminimit.
Por une jam dhe kunder diskriminimit te shoqerise sone duke deformuar rrezikshem konceptin unik te familjes, te asaj familje qe shpreha me lart. Dicka te tille e konsideroj si nje diskriminim per shoqerine, Familjen vete, Shenjterine e saj, rolin e saj. E konsideroj dhe si nje diskriminim per femijet, te cilet normalisht qe te rriten kane nevoje per nje Nene e nje Baba, biologjike ose jo, sublime keto fjale. Koncepti i familjes nuk mund te ndryshoje per tju pershtatur prirjeve seksuale te disave. Kjo do te ishte banalizimi i ketij koncepti. Ai eshte nje koncept shume e shume i thelle e solid per shoqerine.
Prandaj jam kunder cdo prekje te Kodit te familjes, qe do te rrezikonte sado pak familjen tone, interesat e femijeve tane.
Ndersa Bashkejetesa eshte nje koncept tjeter ku mund te hyne individe te ndryshem, te sekseve te ndryshme apo te njejte, por nuk eshte familje. Une jam dakort qe duhen vendosur disa rregulla te qarta, qe lidhen me e pasurite, trashegimit, ceshtjet civile, etj midis atyre ne bashkejetese, nqs nuk jane te pershtateshme aktualisht. Por te tilla elemente duhet te perfshihen ne Kodin Civil e jo ne ate te Familjes.
b) Adoptimet e femijeve.
Dhe ky element eshte i lidhur dhe i ndervarur direkt me konceptin e familjes. Femijet kane nevoje per familje, familje te vertete te tille sic e theksova, per Nene e Baba, edhe jo biologjike, kur fatkeqesisht biologjiket mungojne. Adoptimet kane si qellim kryesor interesat e femijes, te ardhmen e tij, prandaj synojne t’i sigurojne nje familje atij, qe per fatkeqesi te jetes nuk ka me ate biologjiken. Femija nuk eshte nje “loder” per te kenaqur deshirat, qofte dhe pozitive te adoptuesve. Ne radhe te pare prevalojne interesat e femijes ne procesin e adoptimit.
Prandaj une jam kunder cdo tentative, edhe kunder propozimit te fundit te qeverise per te bere te mundur qe edhe kopjet ne bashkejetese te adaptojne femije, qofshin keto dhe heteroseksuale.
Bashkejetesa nuk eshte martese, pra nuk prodhon familje. Ajo realizohet me nje deklarate noteriale dhe si e tille nuk mund te jete “strehe” per femijet ne adoptim.
c) Aborti, nje akt vdekje prures e rrezik per shoqerine.
Edhe aborti duhet pare si nje “armik” i Jetes, si nje procedure qe ne fund te fundit e “vret” ate. Absolutisht duhet punuar per minimizimin e tij e rezervuar ate vetem per aresye madhore te jetes se nenes, shume te justifikuara dhe ne afate kohore shatezenie mire te percaktuara.
Aborti nuk eshte element perberes i mekanizmave te planifikimit familjar. Perkundrazi, ai rritet kur deshton planifikimi familjar, eshte tregues i mos funksionimit edhe te planifikimit familjar, pervecse dhe i shume elementeve te tjere thellesisht negative per shoqerine a shtetin ku ndodh.
Ai jo vetem qe eshte nje akt i “goditjes” se Jetes e kthimit te “fytyres” drejt vdekjes, por mund te kthehet edhe ne nje produkt te rrezikshem per shoqerine, sic po ndodh ne vendin tone, ku eshte pothuajse jashte cdo kontrolli.
Sot, vetem nga te dhenat zyrtare qe jane shume te cunguara, ne kemi arritur ne mbi 2200 jete te humbura nga aborte ne 5 vitet e fundit. Kemi reth 200 aborte per 1000 lindje, ose mbi 300 me shume se para dy vitesh.
Ne Shqiperi jane “vrare” 33000 femra prej vitit 1990 nga abortet selektive, pra te realizuara edhe mbas javes se 12. Kjo ka bere qe sot raporti femra/meshkuj eshte 100/112 nga 100/105 qe eshte normalitet.
Po te analizojme keto te dhena se bashku me natalitetin e ulur ne 1,7 per grua kur shifra e mbijeteses 2,1, me vdekshmerine e larte foshnjore dje po te shtojme largimet e te rinjve nga vendi, absolutisht vihet ne dyshim egzistenca e shqiptareve.
Pyetja eshte e qarte: Quo Vadis keshtu?
Ka ardhur momenti te mendojme e veprojme me pergjegjeshmeri te larte per te sotmen e te nesermen e shoqerise sone.
Mbrojtja e Jetes dhe Familjes marrin nje rendesi te dores se pare!

Burimi/Facebook/Tritan Shehu