U akuzua se ngiste shpejt makinen, gjykatësi e fal 96-vjeçarin për një arsye prekëse

0
46

Një video e shpërndarë në rrjete sociale ku shihet një 96-vjeçar duke u gjykuar se ka drejtuar mjetin me shpejtësi afër shkollës, është shpërndarë dhe komentuar me mijëra herë nëpër rrjete sociale

Caught in Providence” është një Gjykatë të Rhod Iland të Amerikës ku qytetarët gjykohen më ndryshe se zakonisht për rastet që përfshijnë trafikun, parkimin si dhe vepra të tjera penale.

Gjykatësi Frank Caprio i cili e drejton “Caught in Providence” derisa ka shqyrtuar rastin e një 96-vjeçari i ka thënë se ai po akuzohet se ka vozitur me shpejtësi afër shkollës.

96-vjeçari iu përgjigj se këtë nuk e bën shpesh, por vetëm kur është i detyruar.

“Unë nuk ec shpejtë zakonisht zoti gjykatës, jam 96 vjeç dhe nuk vozis shpejtë, përveç rasteve kur jam i detyruar. Isha duke e çuar djalin për analizat e gjakut, ai është i sëmurë. E çoj çdo dy javë për analiza, sepse ai ka kancer”, tha Coella derisa shihej i emocionuar.

Ai ka treguar se djali i tij është 63-vjeçar.

Gjykatësi Caprio u prek nga gjesti dhe fjalët e 96-vjeçarit. Për ta relaksuar situatën gjykatësi bëri shaka duke i thënë se po i bën presion me gjestin e tij, pasi djali i tij i cili gjendej në sallë do t’i thotë ta shëtisë me makinë kur t’i mbush 90 vjet.

“E sheh atë djalin atje, ai është djali im, ai po sheh nga unë duke thënë babi kur të jesh 90 vjeç do të më shëtisësh me makinë,. Po bëhesh një shembull I keq për djalin tim zotëri. Po më vë nën presion me veprimin tënd”, i tha Caprio.

Ndërkaq gjykatësi vazhdoi seancën duke i uruar shëndet atij dhe djalit të tij dhe theksoi se çështja e 96-vjeçarit do të mbyllet.

“Je në moshën 90-vjeçare dhe ende kujdesesh për familjen, Kjo që e bën ti është e mrekullueshme. Dëgjo zotëri, unë të uroj të gjitha të mirat, uroj më të mirën për djalin tuaj dhe shëndet për ju.

Çështja mbyllet, paçi fat dhe Zoti ju bekoftë”, i tha Caprio në fund.

Burimi/a1-al.com