Udhëkryqi i jetës – Meditim pas një termeti

0
9

Namik Selmani

Ta shohësh jetën

Si në majën e gjilpërës më të hollë

Të kuptosh

Se sa vlerë ka dhimbja, ndihma dhe dashuria.

Tek ecën

ditës, terri i harresës befas të fton

atëherë

e kupton se sa pak vlera ka e gjithë pasuria.

E fjala

Të bëhet si lëvozhgë e gjëmbuar gështenje

E dora

Të bëhet si kallam i ftohtë akulli i ngrirë.

E bëhesh

Si i mbyturi që kapet pas një fije kashte jete.

Pa menduar

Se një forcë kuçedre diku do të ketë përpirë.

Kërkon

si sonambul udhë të reja të pashkelura

Kërkon

Më shumë çaste të bukura të të japë koha.

Pa menduar

Tëmetin që të këput ditët e mbetura.

Të bën si kukulla e grisur që askush s’e merr te dora.

Dhe ti sheh

Symbylljen e jetës së jeta i pritet në mes

Ti

Sheh atë gjyshen që qan mbi betonin e ftohtë.

Drejt qielit

Ngre dorën dhe sytë e mbushur me lotë të nxehtë.

Me shpresën

Se nesër një ditë më e mbarë do të agojë

Të sfidosh veten

Në rrënoja me dritare, tavanë e mure të rrëzuar.

Ku

Dhe një pikë uji dikush nuk mund të ta japë.

Një tërmet

Më i rëndë të vjen te vetja si plagë e pashëruar

Kërkon

Prej teje

Qoftë dhe një fjalë të vetme për zemrën e vrarë.

Boston, 26 nëntor 2019