Ulërima e “ujqërve” m’a prishën ëndrrën, por sot m’u duk si (zë)(voice) note

0
394

Nga dritarja ime, shoh gjethet qe bien me mjegullen aty lart… Po aty, ndjeva nje melodi dhe nje fllad qe m’a dehen endrren. Flladi me beri te harroja porositë e pashkruara, te harroja kengen dhe melodine e heshtur të shpirtit tim.
2020, ky vit turbullirash dhe, bashkë me errerat e furrishme po ulerijne ne cdo cep te botes. Ato me bene te ndjej shperthimin e dallgeve, më bënë te ndjej eren e kotesise, te zbrazesise se pa kuptimte… Pse valle?…

Naten e pagjumte, pa dashur po e ngaterroja me diten… Sot stinet e ftohta po m’a ngrijne me shume endrren, por po m’e largojne edhe ngrohtesinë. Se ç’ mu kujtua nje shprehje e arte e gjyshes time; “Rri po deshe prane zjarrit, por kur ke nje hall mberdhin!…”
Çfarë mishërimi kish tek mua kjo thënie, por unë isha në ëndërrën time…

Sot kjo botë e cmendur po fal helmin kësaj toke, njerëzimit po ja shton hallin dhe brengën, por me ligësinë e saj zuri të paguante me jetë njerëzish. Pandeminë virusale e bëri trampolinë grabitqare, që lodron me jetët e brishta dhe të pafajshme. Padronët e skëterrës si lakmitarë të natës, nadjnë milionat e përbuzura nga pangopësitë jetike… Oh!…, çfarë tiranie barbare… Po ne jemi njerëzit tuaj, ne jemi qielli i lirisë, por që ju po përpiqeni të gllabëroni lirinë e skllavëruar dhe, si 40-të hajdudët e Ali Babase po shpërndani paranë me gjak nënshkruar…

E përqëndruar në ekranin “metalik” dhe, në një emision të rradhës më bënë përshtypje gjestikulacionet e disa njerëzve që mimikonin ujqerit… E mahnitur fillova të analizoj, mos kjo është formë për të fituar para dhe pushtet, por mos harroj subjektin e lirë muzikor të rradhës tallavane e shkrete… Dua të theksoj edhe subjektet me ngjarjet e “embla” per joshje seksi, për “dashurinë”?,… dhe, “ne kohe kolere”?!… Ndoshta!…

Këto emisione kuturu nuk duan t’ia dinë, flirtojnë vetveten me no koment… Sarkazma therrëse cënon çdo gjë të bukur, por sot është veshur në gri…
Nuk di përse mblidhen si ujqer, njerëz qe duan te shqyejne te bukuren, të fyejne njerzimin dhe jane shkaterrim i vetvetes…

Me sytë ngujuar në ekranin e “metalte”, mendja zuri të rrëmonte kujtimet dhe për një çast m’u kujtua filmi madhështor “Dance with Wolfes” apo “Vallëzim me Ujqërit”. Protagonist dhe regjisor i këtij filmi është Kevin Costner qe ka marre 7 çmime Oscar dhe, kjo e bazuar nga libri me të njejtin titull të shkrimtarit të famshëm Michael Blake. Përshtatja e natyrës së egër me njeriun ishte një virtyt që të dyja palët respektonin njera tjetrën respektivisht.
Por, sot në kete ekran po shikoja fenomenin tepër intrigues dhe ngacmues, burra që ulërrinin si ujqër… Mos vallë natyra po shkon instinkt dhe ky fenomen po na sjell “ujqërit” të kohës moderne?!…

Mos!… Mos!… Të lutem mos u tall, mos trego force me shume se ujqërit vetë. Sa dashuri duan dhe falin kafshet, kujdesi i tyre ndaj këlyshëve është një forcë e madhe hyjnore. Ata jane si kenge pa fjale, ulerasin vertet, por le ti leme te lire dhe të qetë aty ne thellesite e tokes.

Mbase nje krize e thelle morale e etikes, nje degradim i paperfytyrueshem i individit, na bëjnë të jetojme ne zhurmen shurdhuese te ambicjes, zilise. Mbase jane ethet e nje krenarie te kotesise, mbase absurdi i harmonise mbi bukurine e shpirtit, të drites dhe qellimit…

Cudi!…
Perse duhet ti fyejme dhe, perse jane te ulet, perse perbuzen pa shkak njerzit ata qe imitojne dhe jetojne nen “lekuren e ujkut”!… Mos ndoshta duhet vetëm per te cfryre ate urrejtje qe kanë brenda shpirtit?!…
Leri te lire, mos i bej kope “ujqërit”, ulerima e tyre zgjon nje dite tjeter, nje histori model te erresires, te kafsherimit njerzor, që çuditërisht akoma nuk kupton…

Sot drita, mbase e humbi ngyren, mbase nuk na interesojne lulet, era e tyre dhe, buzeqeshja e ujit, por cudi edhe pse per ju aty lart shpesh mendoj qe jeni te pandreqshem dhe, kurre nuk po hiqni dore nga ceshtja “dikur”. Shoke dhe shoqe apo “ujqer”, mbase ora ju ka ngelur aty, mbase “dikur” ju duket sikur e djeshmja eshte e tashmja sot?!… Cudi!…

Ju mor “ZOTËRINJ” na krijuat nje hendek me shume te pasur ne kete bote te cmendur. Po ashtu ju krijuat disproporcionin social të shoqërisë së mesme, por qe e mesmja nuk shpresoj të ketë një neser?!…
Çudi!…, neser eshte neser, prapë nuk e di!…

Unë dua të mendoj gezueshem per gjithcka te bukur. Unë mendoj si fëmijë me ëndrra, mendoj për këngët e kësaj toke, për njerëzit, për ne gjysherit, mendoj sa bukur është të jesh pjesë e jetës dhe, të jetosh ndryshimin e brezave…

Mendoj bukurinë Shqiptare, mendoj qe stinet perseri aty jane, mendoj per mire, per vendin, per atdheun tim, ate qe jeten fal me dashuri. Eshte bukur nje feste, siç është vetë Viti i Ri. Le t’a gezojme te gjithe, te urojme pa fund Zotin, te lutemi pafundesisht. Urojmë për nje vit ndryshe me të bukur, me muzike dhe pa fjale, por sot mu duk si (Zë)(Voice) note 🎶🎵🎶🎵🎶🎵…, si nje tekst i nje kenge ku muzika ish aty, prane njerzeve…D. Ziu…

Burimi/Faceboook