Une dhe perendia

0
32

Perendine e pyeta… dhe perendine e kerkova.
Nanen time e pyeta, dhe tek perendia besova…
Vitet shkuan, edhe une bashke me perendine,
realitetin kerkova, por askund’ se gjeta perendine…

Lutej e shkreta, nga perendia mos na ardhte e keqja.
Oh Zot i madh na ruaj, lutej mos ardhte jo fatkeqesija.
Eh! Moj bije e nanes…c’dite pas ketaj do t’ na vijne…
Te mbyll syte dua njeherrazi, e t’ mos shoh marrezine.

Nana perseritete, do t’ vije koha qe njeriu te perpije njerine,
dritherohesha dhe buzeqeshja, sigurisht perballesha me t’ padine.
Vertete nuk do te ndodhte besoja, edhe pse ish’ vec nji predikim,
por cudia vazhdonte, me njerezimin perballeshim si percudnim.

Fjalet e nanes teresisht m’u vertetuan, erdhen krejt natyrisht,
braktisem folete ndertuar prej vitesh, rruget morrem ne mergim.
Qanim veshtiresite, qanim, e qanim kulturen e re si nje pohim,
Nenvleresoheshim, adoptoheshim te nxitur si ecuri jetike relativisht.

Maturojme kohen, por tere jeten do t’ mbetemi ne kerkim.
Kerkojme vetveten qe e lame ne atdheun tone ne perendim.
Dikush aludon me mua per kohen e shkuar, por ne vazhdim
Nanen ngahere kujtoj, une dhe perendia mbetemi ne kerkim…
Ardiana 08/12/2019