Unë jam i juaji, e ju jeni të mitë!

0
65

Homopolitikuesit që ndanë shoqërinë Shqiptare në klasa përparimtare dhe reaksionare, sot janë më të fortë se kurrë. Passhpinsat dhe rrjepacukët e djallit e hodhën farën e keqe duke u rrekur dhe duke e lënë në nivelin e radiodramtizimit, një përcaktimi dobie utilitare, sipas leximit ideologjik, të projektuar në arkivat e realizmit socialist.
Sot, passhpinsat, rrjepacukët, llafologët, gjithditësat, në parathënie dhe pasthënie, janë një trup. E kur njërit nga grupi i flet gjuha para mëndjes, ata hidhen në sulm për të mbrojtur “hallkën e zinxhirit “ që kanë krijuar.
Me një gegnishte melodike, Martin Camajt ka shkruar një nga dramat më të bukura social-politike të dramatugjisë shqiptare. ‘Kandili i Argjandit’ është drama e shkatërrimit të genies tonë. Në këtë drama Camaj paralajmëron se në Shqipëri janë ulur këmbëkryq shtypat ideologjike, partizanët e komunizmit, që zhgreh me mllef mbi vlerat e hershmerisë, mbi dijen shekullore, mbi pasurinë dhe tërë trashgimitë e tjera të shqiptarit.
‘Kandili’ i Camajt, i konceptuar si dritëpërçuesi i një jete të dalë nga errësira e kohës së diktaturës, i prezanton publikut tablonë e frustrimit psikologjik që kanë kaluar mijëra familje shqiptare në periudhën e parë të vendosjes së regjimit komunist.
Sot, ca passhpinsa, llafologë, gjithologë, lëpirsologë, mbretër të pengëzimit ndaj liderit mundohen me “metoda demokratike” të “internojnë” pse nuk mendon si ata, pse nuk shkruan si ata. Ata vijnë në emër të “ndërtimit të një jete të re” dhe të akuzojnë për komunizëm, sorosizëm, majtizëm, etj., etj. Ndërkohë që, e hëdhin stërkalën e bështymës dy metra nëse u përmënd liderin që është dirigjent i moçalit, një vend në të cilin sot jetojnë pellazgët komunistë, pellazgët monarkistë, pellazgët legalistë, pellazgët e Kujtim Gjuzit dhe Nard Ndokës.
Passhpinsat, llafologët, gjithologët, lëpirsologët, të udhëhequr nga lideri i moçalit, bëjnë shkrime dhe opinione. Më pas, gazetarët dhe organizatat nën pengun e lideri të moçalit, i botojnë duke i futur dhe një “furçe” a lajk në fund të shkrimit.
Këta passhpinsa, llafologë, gjithologë, mundohen me çdo çmimin për t’i treguar besnikërinë liderit. Duke sikur ata i thonë: – “ne jemi të tutë, ti je i joni!”. E lideri i moçalit shikon lëpirllikun e tyre dhe u thotë: -” Po dhe unë jam i juaji, e ju jeni të mitë”.
Dje kështu, e sot njëlloj. Duke se Camaj e ka shkruar “Kandili i argjandit” për këta passhpinsa, llafologë, gjithologë, lëpirsologë të liderit të moçalit.

Burimi/Demokratët e Viteve ’90