Unë jam ti, dhe ti jam unë

0
31

Di që jeta nuk vjen lehtazi, këtë e di.
Tek unë, erdhi egër si dimër me stuhi…
Zbuloj të metat, t’i ndergjegjësoj e di,
vallë duhet ti pranoj ato, edhe tek ti ?!…

I shmangem momenteve në dilemë,
meditoj, harrohem e tëra në imagjinim…
Shtriqet mendja, nuk m’ tundon ligësinë,
thërret, jam aty me ty, kërkomë si shpëtim…

Lotët qeshen tek pikëllojnë, i fsheh përseri.
Loti ndjen mall, vetëm kur malli m’ sjell tek ti…
Ti je frymezim, libri i hapur, replikë n’ butafori,
dëshirë e dëshiruar, dua, më duaj siç don ti…

Ti je unë, unë jam ti, unike jemi në mitologji…
Ndryshojmë nga njera tjetra, aspak jo, nuk di…
Koha, shkon, stinon, shtegton, me analogji…
Pra, pasqyrë e vetes jam unë, me mua je ti…
Ardiana 11/12/2019