Urim per ditelindjen e 25-te , biri im !

0
173

25 vite me pare erdhe ne jete biri im i vetem. Sa shpejt iken vitet dhe per mua ke mbete i vogel si athere . Ishte nder ditet me te lumtura te jetes sime ,ardhja ne jete e jotja. Qeshen edhe muret e shtepise . Ne dritaren e shtepise gjyshi jot qiti dy here me pistolete per gezimin ne familje . Une u bera per here te pare baba edhe pse ne ate kohe isha, si i shokuar dhe nuk e dija rendesine e te qenurit baba,por shikoja se une tashme do mirrja nje status tjeter ,te atij te babait dhe te te mbajturit pergjigjesi per birin tim.

Por vitet bejne punen e vet dhe njeriu e kupton gradualisht edhe ate status.

Njerzit ne jete mesojne te dashurojne ,mesojne te te duan dhe ti duan,mesojne zhgenjime te paimagjinueshme dhe te pallogaritshme nga njerzit e tu me te dashur ,por jeta gjithsesi vazhdon me ritmin e vet pa na pyetur fare se cfare do behet me ne.

Dhe zigzaket e jetes na ftojne te ecim perpara dhe te mesojme nga zhgenjimet dhe te mesojme, per te mos rene me ne gabim.

Jeta na meson qe te jemi gjithone vetvetja,se ndryshe nuk shkon,duhet te behesh i forte dhe te ecesh perpara pa u ndalur dhe pa sjellur koken prapa.

Dhe ti o biri im u rrite ,pak vite ne qytetin tend te dashur dhe shume vite ne mergim ,larg njerzve tuaj te dashur e te shtrejt ,por e shoh se je perseri shqiptar ne zemer e kjo me krenon dhe me ben te ndjehem krenar me ty,por dhe me motren tende ,qe e ndjeni veten krenar qe jeni shqiptar dhe qe ate e thoni me shume mburrje. Kjo me ben te ndjehem mire me ju .

Kuptohet se jeta ime nuk qe ajo qe deshiroja une dhe ajo qe une planifikova te ndertoja me ju,sepse “Dikushi ” na e preu ne mes, ne kohen me te bukur,por shpresoj qe aty ku e lashe une, ta vazhdosh ti bir i dashur dhe te tregosh, se kush je vertet ,se kush eshte prejardhja jote, gjaku jot biri im e atyre burrave te motit qe jeten tyre e bene fli qe flamuri yne i kuq me shkaben dy krenare te valoje i lire ne shqiptari.
Ndoshta nje dite ,kur une te mos i perkas me kesaj bote dhe ashtu , ne vetmi ,mbi pllaken e varrit tim do te pyesesh ne heshtje te plote – Baba a ka falje ne kete bote per gabimet qe u bejne femijet prinderve te tyre ? Dhe une ne heshtje varri do te pergjigjesha : – Po biri im , ka por eshte shume vone ,cdo gje shkoi me kohen tjeter,kuptohet se prindi qe din ta sakrifikoje jeten e tij per femijet e vet,din edhe ti fale ato femije e kete duhet ta beje cdo prind pa ma te voglin hezitim. Ndaj dhe ti o biri im,duhet te jesh gjithmone vertvetja dhe te ecesh perpara me djersen qe nxjerr nga balli yt . Une nuk isha i zoti ne kete jete te beja vila e makina luksoze,por desh sakrifikova jeten qe ju te jetoni ne nje bote te lire dhe te vendosni fatin tuaj vete. Ajo qe ju lashe une si dhuraten me te shtrejte jane : – Nderi ,burreria ,besnikeria,bujaria dhe per kete duhet te jeni krenar ne jete te jetve per babain tuaj,per gjakun e tij qe ju rrjedh ne damaret tuaj. Kjo bote eshte e keqe dhe te fute ne labirintet e saj ,por une i rezistova te gjitha kohrave,te gjitha shantazheve dhe dola NJERI nga aty qe gezoj nje respekt te padiskutueshem ,kudo ku kam shkelur dhe kudo ne bote qe e kane degjuar emrin tim. Une cdo dite marr mirenjohje dhe respekt. Valle a nuk duhet te ndjeheni krenar me babain tuaj. A nuk eshte edhe kjo nje “pasuri” per ju qe kudo te shkoni e keni nje dere hapur ,vetem te thoni – Jam djali apo vajza e Luigjit. Valle a ju mjafton kjo ? Une kam qene dhe ndihem krenar ,kur them qe jam djali i filanit dhe dera hapet pernjehere. A ka gje me te bukur ne kete jete se te gjesh respekt aty ku shkon ,se babai yt ta ka shtruar rrugen dhe njerzit kane besim tek ti,se ti je djali ,apo vajza e Luigjit dhe e gjen menjehere mbeshtetjen ,perkrahjen. Ndaj ti ece perpara qe tu lesh te shtruar edhe ti rrugen femijve te tu ,se keshtu nderon veten dhe paraardhesit e tu. E une do ta mbyll ketu kete leter te gjate urimi,se jetes kurre nuk i dihet ,sot jemi neser nuk jemi, ta kesh dhe ta lexosh dhe kur te behesh vete prind ,kete leter do ta perdoresh per femijet e tu dhe shpresoj dhe besoj qe te mos kesh nevoje te ju a perkthesh ,por tu a percjellesh ne gjuhen tende shqipe ! Kete deshiroj une ,me kete deshire iku ne jeten e pertejme edhe gjyshi juaj !

Une shpresoj dhe besoj !

Urime biri im edhe 100 vite te tjera te lumtura ,me shendet te mire dhe cdo te mire ne jeten tende. Dita e 16 dhjetorit, kjofte nje dite nder me te bukurat e jetes tende Gezuar – Gezuar biri im !

Nga babai juaj – Luigji