Urrejtja dhe lakmia të bëjnë budalla

0
95

Një president si ky.
Urrejtja dhe lakmia të bëjnë budalla
Ish Presidenti i Uruguait, José Alberto Mujica, konsiderohej presidenti më modest në botë. Ai mbeti modest edhe si pensionist, kohët e fundit nuk pranoi të merrte pagesë për pension dhe ua dhuroi shtëpinë dhe pronën e tij rreth njëqind fëmijëve që kishin mbetur jetimë gjatë luftës siriane.
Dikur, si “presidenti më i varfër në botë”, ai nuk kishte truprojë dhe ngiste një “wolfswagen – bubë”, jetonte në fermë dhe e dhuronte për bamirësi rreth 90% të pagës së tij mujore, e cila ishte rreth 12,000 dollarë.
Nuk përfundon këtu, ai pallatin presidencial e përdori vetëm për takime zyrtare, por gjatë ditëve të ftohta, të pastrehët dhe familjet e tyre bujshin aty. Gjatë sundimit të tij, Uruguai ishte vendi i tretë më i zhvilluar në kontinent dhe një nga vendet e pakta që arriti të shmangte recesionin dhe ta ruante normën pozitive të rritjes.
Sot, ai jeton në një shtëpi me qenin e tij me tre këmbë. Ai thotë se jeton si shumica, dhe jo si pakica e popullit uruguajan dhe se kështu duhet të jetojnë të gjithë liderët e tjerë, domethënë jetën e një qytetari të zakonshëm.
Ai beson se nëse kryetari nuk mund të ecë lirshëm në rrugë pa truprojë, kjo do të thotë se ai ka bërë diçka të gabuar.
Mujica është mësuar me një jetë modeste. Ai luftoi për lirinë e kombit të tij, dhe kaloi 14 vjet në burg në rininë e tij si një rob lufte.
Motoja e tij është: “Urrejtja dhe lakmia të bëjnë budalla”.

Nga Vasil Jorgji

Burimi/Facebook