VAJZA E DHUNUAR BARBARISHT QE MOHON VETVETEN DHE QE REZIKON BURGUN VETEM PER EPSHET E “RILINDASIT” DIO MIO …

0
216

E hena ne darke ka qene nje maratone , per Xhisielen , nga Fushe – Kruja . Kjo vajze e padegjuar me pare dhe e papare per ekranet televizive u be shume e njohur ne nje kohe relativisht te shkurt, brenda nje harku kohor disa ditor dhe u be me e perfolura ne te gjithe median e shkruar dhe ate vizive, per arsye te ngjarjes saj te dhimbeshme , te dhunes fizike dhe psiqike qe eshte ushtruar mbi te. Vajza e shkrete ishte jetime, se babai i ishte vrare ne vitin 1997 dhe jetonte me nenen dhe motren e saj , ne kushte jo te mira ekonomike.

Por cfare kishte ndolle me kete vajze ?

Ajo ishte njohur me nje djale nje vit me te vogel se veten dhe kishin rene ne dashuri. Vajza si e pambrojtur, kishte rene ne dashuri me djalin e nje zyrtari te vendbanimit ku jetonin te dy te rinjet. Ku me pas babai i djalit u be edhe me i plotefuqishem , ku u be dhe deputet i zones dhe tani vajza ishte nje shkalle me larte , se ishte dashnorja e djalit te deputetit dhe kuptohet se krenohej me kete dhe shetisnin me djalin edhe hoteleve te Tiranes eh eh … , pa as me te voglin dyshim.

Vajza shihej se vishte rroba te firmave te njohura dhe perdorte parfume te shtrejta, por dhe varse te shtrejta . Sa interesante nje vajze jetime dhe me gjendje jo te mire ekonomike i kishte ato mundesi te frekuentonte vende te shtrejta dhe nxirrte foto ne rrjetet sociale qe benin pak “mu”.

Por si pa prite nje dite u gjet ashtu kot , ne nje universitet privat dhe vajza kreu , shkencat politike . Kuptohet se edhe asaj i eshte rritur pak mendja dhe kuptohet se do kerkonte dhe me shume. Por kuptohet lidhja ka qene e gjate dhe djali i deputetit i ka shryre epshet seksuale dhe vjen nje dite qe i thote , ti ne rruge tende dhe une ne timen. Kuptohet se ne kohet e sotme merziten rinia , duan te hidhen ne sulm, ai i ri ishte para kishte,se “Rilindja ” e babait ja siguronte pa as me te voglin problem dhe “rilindasi i vogel i xhaxhi Edit” ishte ne rregull , ai kishte grupin e kapove ne Fushe – Kruje , sa me nje telefonate ai u bente prite demokratve . Shikoni shtetin e xhaxhi Edit , ky eshte shtet “moj ta marrsha” , pastaj nuk kane faj Opozita dhe qytetaret qe thone – shteti i bandave , sepse u cu nje shtet ne kembe per ta mbrojtur “rilindasin ” . A e kuptoni se ku kemi perfunduar *?

Dhe te vazhdojme aty ku e lame , me vajzen jetime qe “u be dikushi” dhe u rrit shpejt dhe mendoi se ja hodhi edhe “rilindjes” , por jo e dashur Xhisiela e ke gabim vajza e xhaxhit , sepse ti je rritur ne demokraci, por nuk e din qe keta “xhaxhat e rilindjes” kane ardhe nga diktatura dhe vec diktature sjellin dhe ti vajza e xhaxhit nuk e ke ditur se po ti denoncosh, keta Xhaxhat , te rrahin, te dhunojne seksualisht, te fikin cigaret ne trup te bajne te shkosh dhe tja u fshish …. dhe te thone qe shko dhe bjeri mohit vetvetes. Mire qe nuk te kane thene bjeri mohit edhe nenes dhe motres tende, se edhe ata e bejne dhe ti pastaj betohesh , se nuk kam as nene dhe as moter. Keshtu jane keta, por vajza jetime nuk e ka dite kete gje se ka menduar se ka marre forcen e dashnorit dhe e ka ne trupin e saj , por eshte gabuar e shkreta..

Keshtu qe nje dite “rilindasi” eshte liruar nga epshet dhe ka menduar te shkoje ne pushim me dike tjeter, megjithse vajza ka menduar se djali , pas nje viti e gjysme te shkeputur , do ja mbaj “jazin e ndarjes vajzes” , por ai ka dashur te njomet me nje “njomse tjeter” dhe vajza ka shkuar ne polici dhe e ka shpalosur nejshem historine e dhunes te ushtruar mbi te , duke folur mbare e mbare ,ku eshte bere edhe ekspertiza mjeko – ligjore , eshte ngritur dhe akuza dhe per bukuri . Vajza ka menduar se tani ja holli dhe i ka te gjitha gjerat perpara, bota eshte e saja, qielli do hapet . vajza shend e vere eshte larguar nga Komisariati , se eshte liruar nga nje barre e madhe. Por populli ka nje shprehje ku thote – Femrat kane floket e gjata dhe ment e pakta . Pasi ka dale nga Komisariati , dihet se kane plase telefonatat dhe e ka marre vesh deputeti i “popullit” , apo “i rilindjes” dhe pastaj ai djalin dhe djali te shkreten Xhiesiela dhe asaj i eshte prishur ne vend humori , se kane filluar shantazhet deri ne eleminim fizik te saj e te familjes se saj. Dhe ajo nuk kishte faj kur e pyeti drejtuesi i emisionit “Opinion ne TV Klan” , Blendi Fejziu , kur i tha si kane qene keto dite per ty dhe ajo i tha – nje katraure e vertete dhe me pas paditi vetveten rrezikja , duke thene qe kam humbur 12 kg. Pra cdo kushi e kupton se cfare presionit psiqik eshte ushtruar mbi kete vajze te shkrete . Njerzit e deputetit, “rilindasi i saj i dashur” dhe vete perfaqesues te shtetit kane “shtruar nje dhoj dhune ” ne distance ndoshta, duke fole dhe fajsuar vajzen qe e ka denoncuar kot dhe arrit kulmi te henen ne darke, kur e detyrojne te shkojne ne disa stacione televizive duke e detyruar te jape intervista ne televizione qe kane nje audence te madhe , si e si per te dale te palare , deputetet e rilindjes urbane . E marrin dhe e mesojne e trajnojne per te thene ato qe duan vete dhe vajza e shokuar dhe e skandalizuar nuk din as cfare thote , ben se nuk i din faktet u hedh fajin policise, a thua se policia shkoi dhe e detyroi te denoncoje , ja hedh fajin mjeksise ligjore dhe i ben ata “injorante” , a thua se ato nuk e dallojne plagen qe shkaketon cigarja dhe plagen e vjeter nga e reja dhe flet pa asnje dhoj pergjegjesiet, sepse eshte e dhunuar edhe psiqikisht , pas dajakut qe ka henger nga “rilindasi” . Shikoni pra se deri ku shkon ceshtja , me mohuar vetveten nje vajze 25 vjecare , ky eshte kulmi , ka frike te pranoje ate qe me vullnetin e lire te saj e ka deklaruar shume pak dite me pare.

Cdo njeri qe e ka pare e ka kuptuar se ajo genjente hapur nga presioni dhe dhuna psiqike qe eshte ushtruar keto ditet e fundit mbi te dhe familjaret e saj.

Nuk e din se ajo vajze denohet per ato cfare ka thene , sepse don te qet genjeshtare tre rajone policie ku ka denoncuar dhe ekspertin mjeko – ligjor , don te hedhe poshte fotot qe jae fakti i gjalle , pergjigjimet , tambulatet telefonike, kameren e monetuar ne rajonin e policise per ti vezhguar !

Me gjithe ato fakte , duan ta manipulojne cdo gje. Vajza thote nuk dua kjo ceshjte te perdoret nga politika , ndersa “rilindasi” kercenon duke thene – Do ta shohin Lul Basha a do te fitoje, a thua se ai eshte i celsi i gjithe fitores , apo humbjes se Lul Bashes ne zgjedhje. Por nga ana tjeter “rilindasi” me pavetdijen e tij tregon ate cfare ka degjuar nga babai dhe “miqte e babait” . Mos kujtoni se i ka nga vetja ato fjale .

Qeveria dhe institucionet e shtetit e kane lene vajzen dhe familjen e saj pa as me te voglen mbrojtje . ajo eshte dashur ne vend te mirrej ne mbrojtje dhe jo te lihej ne meshiren e fatit, ndaj rrezikja per te shpetuar veten dhe njerzit e saj , mohoi veten para mijera shqiptarve duke marre neper kembe vetveten dhe nderin e karakterin e saj , per hater te njerzve te veshur me pushtetin e krimit, te dhunimit dhe te njerezve te droges.

Kjo eshte per te vene duart ne koke. Ajo vajze dhe familja e saj, duhet te largohen dhe te sistemohen ne nje vend qe mos ta dine hakmarresit, se mos kujtoni se ka fole ashtu ajo dhe ka shpetur, jo jo eshte nje genjeshter e madhe , me vone do te degjoni dhe te mirrni vesh, sepse kasta eshte trazuar dhe eshte shqetesuar dhe ai shqetesim i tyre , do te rendoje o heret o vone mbi ate vajze te gjore dhe jetime dhe te pabrojtur . Nese ajo vajze do te mbrohet do ti pranoje dhe njehere te gjitha cfare ka thene heren e pare, hera e pare eshte me e besushmja, heret e tjera jane vetem manipulime per shkak te kercenimeve .

O njerez te mire , ka ardhur koha te zgjoheni nga gjumi dhe te mbroni vetveten, se do te degjoni e do te shikoni se ka shume e shume Xhisiela te tjera qe pranojne dhunen seksuale dhe fizike dhe nuk guxojne te flasin se u ike koka per lesh !

Nese te gjithe ato qe moret dhurata, thase mielli, pantolla xhinsi, kepuce ti harrojne ato dhe te ngrihet te gjithe tok dhe ti thone ketyre kriminelve, mafiozve dhe drogmenve , stop shteti eshte i popullit dhe jo me i juaji do shohin se me mire do te behet edhe jeta e tyre dhe e femijve te tyre .

Ndaj duhet vepruar shpejt sa nuk eshte vone.

Zot ruaji shqiptaret nga vete shqiptaret !

Luigj Shkodrani

Arkiv