Valle a duhet prishur vertete Teatri Popullor ?

0
494

Gjate gjithe kesaj kohe une i beja pyetjen vetes- Valle a vertete duhet prishur Teatri Popullor , a thua vertete prish imazhin e bukur te ndertesave shumekateshe qe kane mbuluar kryeqytetin tone , Tiranen, qe cdo kund eshte betonizuar edhe pse xhaxhi Eri , po mundohet te krijoje zona te gjelberta , apo kende per femijet . Koka ime eshte bere lemsh tek degjon se si edhe aktoret jane bere lemsh, duke u ndare ne mes , nje pale – duan ta prishin, pala tjeter hyne ne teater me force dhe japin deklarata tejet te habitshme , ku thone do ta ruajme me cdo cmim teatrin edhe me jetet tona. Kesaj te fundit ju bashkua edhe Presidenti Ilir Meta, ku ju drejtua gjykates Kushtetuese dhe kerkoj anullimin per shkaterrimin e Teatrit kombetar ! Nje katraure e vertete ne “Tiranen kantier” te xhxhi Erit . Punohet gjithandej, shkaterrohet qe gje qe deshmon trashigimin e atij qyteti , ku bota i ruan me shume fanatizem monomentet e kultures . Ne Shqiperi nuk pyetet fare , duam ta kthejme Shqiperine si gjithe Europa – thuhet nga nje pale , qe kane mbusher xhepat me parat e popullit tim, por harrojne keta te mjere , se europa i ka ruajtur monumentet e tyre , deri dhe te diktatorve te tyre dhe i ruajne me shume xhelozi , duke i kthyer ne atraksione turistike , qe sjellin shume fitime per ate qytet , apo ate zone ku ndollen . Shqiptaret e “dreqit” , duan te shkaterrojne cdo gje qe u del perpara , per te perbushur epshet e atyre qe duan te pasurohen, duke shkaterruar historine , kulturen, trashigimine e kombit tim. Teatri Popullor ka qene eshte dhe do te mbetet , monument kulture dhe nje qeveri qe shkaterron Monumentet e veta te kultures, nuk mund te jene qeveri i popullit tim, ajo eshte qeveri , ku mund ti veme pa hezitim cdo dhoj epiteti, por jo qeveri e dale nga populli im, sepse qeveria e dale nga populli im, nuk shkaterron historine e vet, Monumentet e veta te kulture, qe mbartin histori ne themelet e tyre ! Vetem nje qeveri guxoi te prishe historine e kombit dhe te veje historine e diktatorit, ajo ishte qeveria e tradhetise, qeveria komuniste, qe shkaterroi historine shekullore , per te vene historine e vet te diktatures dhe kultet e tija kunder bijve me te mire te popullit tim, duke i vrare e varur , si e si te “kallte” tmerr ne popull.
Por nga kjo qe po ndoll sot , shihet qarte e paster , se kemi te bejme me nje pjelle te atyre qe i “shkaterruam ” para 30 vitesh, por qe qenkemi gabuar , se ja produkti i tyre filloi zbatimin e veprave antikombetare , per fat te keq ! Shqiperia ime po kalon nje faze te rende krize qeveritare , parlamentare , presidenciale shpresoj te mos kthihet ne nje lufte vellavrasese, sic e beri rregjimi tjeter, sepse shoh me shume dhimbje , se akte te atilla po cfaqen, ku xhaxhi Rama po tregon se nuk po mbron interesat e popullit por te atij grupi oligardesh te tij, qe i rrine pas dhe qe u intereson kjo gjendje e turbullt, per te kryer “veprat e tyre” dhe per tu pasuruar vete . Por populli “flen mbi dafina “, nje pjese qajne dite nate dhe kerkojne kotheren e bukes, kur e sigurojne ate , jane te kenaqur , nje pjese e kane mjet fitimi daljen ne protesta, se marrin rrogen nga ato. Bisnesi i vogel “mundohet” te mbijetoje per kafshaten e gojes “me defteret ” me lista te gjata te emrave , duke u lutur ne Kishe e Xhami, qe nje dite tu kthehet parat e tyre. Gjendja nuk eshte aspak normale . Shtresa e ulet e popullsise nuk arrin te kuptoje dallimin , midis – te prishet , apo te mos prishet teatri , kjo eshte e rende , se e rende eshte edhe koha ku na e kane sjellur keta qeveritare.
E pastaj Teatri Kombetar i ngrati qe ka percjellur me mija e mija cfaqje, me mijra evenimente , eshte kujtimi me i bukur i qidra artisteve qe kane kaluar ne ate Teater , ku kane dhene maksimumin e tyre qe materialet e tyre te dalin sa me realiste para spektatorit. Teatri eshte nje histori me vete , ku i tregon brezave shume me shume se cfare bluajne ne koken e tyre , keto “specje” qe historia neser do ti denoje, do ti denoje ne mungese te ketyre Monumenteve te kultures, qe sot ata duan ti zhdukin nga faqja e dheut , qe mos te kete asnje shenje nga historia e qytetit , por te ndertojne qytetin e tyre, te pasurojne xhepat e tyre . Ky eshte tmerri i paskomunizmit, me keto sherbetore dhe “diktatore te rinje ” te tipit Rama -Eri , qe nuk duan qe ate teater , mos ta lene teater, por ta kthejne ne muze – teater , ku ne te te te mblidhet historia e mbare teatrit kombetar, sepse kemi cfare te tregojme, sepse eshte punuar shume , eshte derdhur shume djerse ne ate teater , ndaj ai duhet ruajtur , sepse ai teater mbart histori . Cdo gur i atij Teatri flet shume , ndaj mos merrni inisiativa prej krimineli, per te shkaterruar cdo gje qe tregon vlerat e nje arti , vlerat e nje trashigimia.
A jeni njerez me mendje ne koke, apo koka ju eshte bere “PARA DHE VETEM PARA” . Turp i madh te luhet me fatet e kombit, me fatet e trashegimise kombetare, me fatet e historise tone, me keto Monumente te Kultures Kombetare !
Faqja e zeze do te bjere mbi ju organizatore te etshem , per te shkaterruar ! Ju ndjekt fati i Caushekut edhe ju qe po doni te na shkaterroni vlerat tona Kombetare !

Luigj Shkodrani

Nje shqiptar qe i dhemb dhe qe derdh lot , kur sheh me syte e vet qe po i shkaterrohet , historia, trashigimia kombetare …

V:O Fotot e montazhit jane huazuar nga nje shkrim i z. Rajmonda Shundi Dervishi, qe ka bere ne gazeten “Panorama ” per Teatrin Popullor .