Varësia ndaj mediave sociale(rrjeteve sociale) në mirëqenien psikologjike!

0
48

Rritja e përdorimit të mediave sociale ka shkaktuar shqetësime për ndikimet që mund të këtë në mirëqenien psikologjike të përdoruesve. Përdorimi i  mediave sociale është rritur ndjeshme vitet e fundit. Mediat sociale u referohen “faqeve të internetit dhe mjeteve online që lehtësojne ndërveprimet midis përdoruesve duke u ofruar atyre mundësi për të shkëmbyer informacione, opinione dhe interes.”Individët përdorin mediat sociale për shumë arsye,duke përfshire argëtimin,komunikimin dhe kërkimin e informacionit.

Vecanërisht ,adoleshentët dhe të rinjtë po shpenzojnë një sasi në rritje të kohës në faqet e rrjeteve në internet,lojëra elektronike mesazhe me tekst dhe media tjera sociale. Disa aurore kanë sugjëruar se media sociale ka ndryshuar format e ndërveprimet në grup dhe sjelljen individuale dhe kolektive të përdoruesve të saj në mbarë botën. Ka shqetësime në rritje në lidhje me ndikimet e mundshëm negative që lidhen me varësune nga përdorimi i mediave sociale vecanërisht në mirëqenien psikologjike.Telefonat inteligjent ndonjëher i shpërqëndrojnë përdoruesit e tyre nga marrëdhëniet dhe ndërveprimet social dhe kanë theksuar përdorimin e tepruar i mediave sociale mund të cojë në varësinë e smartfoneve kryesisht për shkak të frikës për të humbur përdorimi i mediave sociale është shoqëruar me ankthin ,vetminë dhe depresionin ,izolim social dhe “phubbing”i cili referohet masëse në të cilën një individ përdor,ose shpërqëndrohet nga smartfoni i tij gjatë komunikimit ballë për ballet me të tjerë.                                                                     

Përdorimi i medias sociale gjithashtu kontribuon në ndërtimin e një ndjenje të lidhjes me të tjerët që mund të zvogëlohej izolimin social. Media sociale ofron disa menyra për të bashkëvepruar si me lidhjet e ngushta ,si me familjen ,miqtë dhe të afërmit ,ashtu dhe lidhjet e dobëta përfshihen bashkëpunimet ,të njohurit dhe të huajt dhe luan kyc mes njerzve të gjitha moshave ndërsa shfrytëzojnë ndjenjat e tyre në komunitete të ndryshme. Përtej ndikimeve negative të perdorimit të medias në mirëqenien ,ka një sërë studimesh që nxjerrin në pah mediat sociale si një kanal I ri komunikimi duke theksuar se luan rol vendimtar në zhvillimin e pranks,identitetit dhe reputacionit duke lehtësu ndërveprimet shoqërore,formimin dhe ruajtjen e marrëdhënieje dhe ndarjen e ideve gjë që lind ndjeshëm me mbështetjen sociale. Ndikimi i smartfoneve në mirëqënien psikologjike varet nga koha e kaluar për cdo lloj aplikacioni dhe aktivitetet që përfshihen përdoruesit .                                                      

Një nga perspektivat që vlen të merret është e ofruar nga teoria e kapitalit social. Teoria e kapitalit social është përdorur më parë për të studiuar se si përdorimi i mediave sociale ndikon në mirëqenien psikologjike. Kapitali social Putnam e përkufizon “vecori të jetës shoqërore -rrjetet,normat dhe besimin që u mundësojne pjesëmarrësve të veprojnë së bashku në menyre me efektive për të ndjek objektivat e të përbashkëta. Pra”kapitali social” përfshin burimet e ngulitura në rrjetin social të dikujt ,të cilat mund të vlerësohen dhe përdoren për kthim instrumentale ose shprehëse si mbështetja reciproke ,reciprociteti dhe bashkëpunimi. Ai përbëhet nga dy dimensione mbi bazën e normave dhe rrjeteve që ndodhen:

1.Kapitali social lidhës i referohet natyrës gjithpërfshirëse të ndërveprimet social ndodh kur individë me origjinë të ndryshme krijojnë lidhje përmes rrjeteve sociale .Kjo zgjërim horizonte e përspektiva individuale e shoqërore dhe siguron akses në burime e informacion.

2.Kapitali social ligjor I referohet mbështetjes sociale dhe emocionale që cdo individ merr nga rrjetet e tij /saj sociale  vecanërisht në lidhjet e ngushta (psh.familja dhe miqtë).

Kjo lidhet pozitivisht me mirëqenien psikologjike dhe gjeneron lidhje afektive sic është mbështetja emocionale.       

Përdorimi i medias sociale ,kapitalit social dhe mirëqenies psikologjike.                          Efektet e përdorimit të mediave sociale kanë nxjerr në pah një marrëdhënie pozitive midis përdorimit të medias sociale dhe kapitalit social. Efektet pozitive të përdorimit të medias sociale në dy dimensione u argumentuan ndërsa perdorimi i Facebook rritet do rritet me kapitalin social të përdoruesve po ashtu gjeti efekte pozitive të përdorimit të rrjeteve sociale në mirëqenien psikologjike.                                                        

Marrëdhënie e dukshme dhe sociale midis njerzve nga rrethet e ngushta shoqërore (kapitalit social lidhes)dhe nga qarqet e largëta shoqeëore (kapital social lidhës)forcohen kur promovojnë komunikimin ;mbështetjen sociale dhe ndarjen e interesave ,njohurive dhe aftësive. Kjo lidhet me efektet pozitive në ndërveprimet ,të tilla si:pranimit,besimi dhe reciprociteti ,të cilet lidhen me shëndetin dhe mirëqënien psikologjike të individëve duke përfshirë kur media sociale ndihmon në ruajtjen e kapitalit social ndërmjet qarqet sociale që ekzistojnë jashtë komuniteteve virtuale.                                                               Përdorimi i mediave sociale ,izolimin social dhe mirëqënies psikologjike.                              Izolimin social përkufizohet si “një deficit i marrëdhënieve personale ose i përjashtuar nga rrjetet sociale .”Gjendja që ndodh kur një individ i mungon angazhimi i vërtet me të tjerët ,ndjenja e përkatësis socialedhe një marrëdhënie e kënaqshme lidhet me rritjen e vdekshmëris e sëmundshmëris. Ato që përjetojnë izolim social janë të privuar nga marrëdhëniet shoqërore dhe u mungon kontakti me të tjerët ose përfshirja në aktivitetet shoqërore. Përdorimi i mediave shoqërore është shoqëruar me ankthin ,vetminë dhe depresionin e izolimin social. Studime të fundit kanë argumentuar se përdorimi i medias sociale ul izolimin social.Përdorimi në rritje i platformave  të medias sociale si Facebook,Whatsapp, Instagram dhe Twitter ;mund të ofrojnë mundësi për uljen të izolimin social(psh.lidhja e përmirësuar ndërpersonale arritur nëpërmjet videove dhe imazheve në mediat sociale i ndihmon përdoruesit të evidentojnë intimitetin duke zbut izolimin social)Izolimi social con në ulje të mirëqënies psikologjike izolimi i madh lidhet me rritjen e rrezikut të vetëvrasjes . Kur individet përjetojnë izolim social nga vellezërit e motrat,miqte,familje ose shoqëria ,mirëqënia e tyre psikologjike tenton tulet.                                                        Përdorimi i medias sociale ,varësia nga telefonat inteligjent sharjet dhe mireqënia psikologjike.                                                      

Varësia nga telefonat inteligjent i referohet “përdorimi i tepruar te një individi të smartfonit dhe efektet e tij negative në jetën e tij/saj si rezultat I paaftësis së tij/saj për të kontrolluar sjelljen e tij .”Pavarësisht nga forma,varësia nga smartfonet rezulton dëm social mjekesor dhe psikologjik për njerëzit duke kufizuar aftësine e tyre për të bërë zgjedhjet e tyre. Përparimi i shpejtë i teknologjive të informacionit dhe komunikimi ka cuar në konceptin e medias sociale e lojërave dhe varësinë e smartfoneve .Përdorimi I tepërt i telefonave inteligjent për përdorimin të mediave sociale ,argëtimit (shikimi I videove;dëgjim i muzikes)dhe luajtja e lojërave elektronike është me i zakonshëm tek njerëzit të varur nga telefonat inteligjent .Telefonat inteligjent po i afrojnë aq dhe po i largojnë.(psh ato mund të bëjnë që individët të injorojnë të tjerët me të cilet kanë lidhje të ngushta ose nderveprime fizike kjo ndodh për shkak përdorimit ekstrem të telefonit psh.në tryezen e darkë,takime ,mbledhje dhe festa e aktivitete të përditshme).Ky akt I injorimit të tyre quhet fyti dhe konsiderohet një fenomen i zakonshëm në aktivitetet e komunikimit.{(Fenomenit në rritje të individëve që injorojnë familjet dhe miqtë e tyre të cilet u quajtën phubbe(një personqe është marrësh i sjelljes fyes) viktimë e pubber (një person që fillon të fyhet ajo ose shoqëruesi I saj)}.Sjellja fyese ka ndikim negativ në mirëqenien dhe kënaqësinë psikologjike.Varësia nga smartfonet konsiderohet përgjegjësi për zhvillimin e teknologjive të reja.Gjithashtu ndikon negativisht në afërsinë psikologjike duhet trajtu e kujdes vecanërisht për teoricien e studiues psikologjik në mënyre që të identifikohen dhe japin kuptim të metejshme këtij fenomeni.

Shkruar nga Ejona Grozha