Vasel Gilaj – A zbatohej kanuni i Leke Dukagjinit ne Malsine e Madhe….!

0
13

Eshte kjo nje pyetje e cila mundon jo pak studiues e historian, pasi disa thone po e disa thone jo.
Dihet se Leke Dukagjini nuk e kishte ne zoterim Malsine e Madhe as ate te mbishkodres ose Rranxat. Dhe mesohet sipas jo pak studiueseve se ka egzistuar e funksionuar. Kanuni i Maleve ose i Lekeve te Malsise, e qe i perket periudhes para pushtimit osman, kur ende nuk kishin lindur as Skendebeu e as Leke Dukagjini.
E drejte popullore kjo qe nuk ka qene e shkruar por e ruajtur ne kujtesen kolektive, e posacerisht nga pleqnaret e nga paria e kohes.
Deshmia me e hershme e te drejtes popullore shqiptare i perket fillimit te shek. XIII. E kur dihet se vecanarisht pas shekullit XIV – XV- te e me pase kane egzistuar disa kanune sic jane.

  1. Kanuni i Lekes (ose i Lekevet) apo i Maleve.
  2. Kanuni i (Leke) Dukagjinit.
  3. Kanuni i Mirdites.
  4. Kanuni i Skenderbeut.
  5. Kanuni i Papazhulit.
  6. Kanuni i Sulit.
    Te cilet zbatoheshin ne zona te caktuara, e konkretisht.
    Kanuni i Maleve o i Lekeve ne Malsine e Madhe, Rranxa ose Mbishkoder e Ane te Malit, Kanuni i Leke – Dukagjinit ne Malsi te Gjakoves, Dukagjin, Postrribe, Puke, Malsi e Prizerenit e Lume, Kanuni i Lekes ne Mirdite ne Malesi te Lezhes, Kanuni i Skenderbeut ne Lure, Mat, Martanesh, Skuraj, Kruje, Diber e Vogel, Malsi e Tiranes, Kanuni i Papazhulit ne Kurvelesh, Lum i Vlores e Himare.
    Ka historian e studiues si Kahreman Ulqini i cili thote se Kanuni u quajt i Leke Dukagjinit jo pse ka qene i modifikuar nga Leka, por pse u zbatue nder leke ( banor te Malsise se Madhe) dhe ne Dukagjin, Shale, Shosh, Puke, Mirdite e tjer.
    Pra duhet te ishte Kanuni i Leke – Dukagjin e jo i Leke – Dukagjinit.
    Pasi emertimi Leke Dukagjini nuk ishte origjinal, por konstatim me prejardhje kulturore.
    Sipas tradites popullore, Kanuni i Leke Dukagjinit zbatohej pothuajse ne mbare treven e bajrakut, Kanuni i Skenderbeut ne Nane Malet e Dibres, kater sentet e Matit, ne Bajraket e Ohrit, Lure, Kurbin etj, dhe venomet ne Himare, duke u konsideruar edhe si nje e drejt popullore e copezuar, pasi edhe emertimet jane te ndryshme, por ka edhe nga ata studiues qe e mohjne kte fakt. Ne vetedijen popullore te treves se bajrakut ne Vilajetin e Shkodres e Kosoves njihet Kanuni i Leke Dukagjinit. E kte emertim e kane degjuar dhe e kane perdore ne veprat e tyre studiues te ndryshem, te huaj e shqiptare.
    Ne tekstin e botuem te permbeledhjes se Gjecovit me emnin Kanuni i Maleve permendet nente here, ndersa me ate te Leke Dukagjinit vetem ne titull.
    Edhe ne revisten “Hylli i Drites” me 1913, eshte shenuar Kanuni i Maleve, vec titulli ne krye te tekstit “ Kanuni i Leke Dukagjinit”.
    Lidhur me kte fakt At Zef Valentini, nder te tjera shkruan se At Shtjefin i cili por tjeter faj nuk pat, vecse ne fund te fundit ia njiti vepres se vet “ Kanuni i Leke Dukagjinit”.
    Pal Doci, shkruan se nuk eshte aspak e drejte te perdoret emri Kanuni i Leke Dukagjinit, qe bie ndesh me te verteten historike, por Kanuni i Maleve qe i pergjigjet asaj.
    “Zani i Malsise”

Burimi/Facebook/Autori