Vasel Gilaj – Bajraktaret e Malsise u njohen ne shek XVII.

0
179

Nga fundi i shek XVII – fillimi i shek. XVIII Malsia e Madhe njohu bajrakun, si lidhje bashkesish te organizimit te vjeter shoqeror. Ishin keta bajraktare: ne Hot Rapsha e Trsboini, ne Grude Dinosha e Ksheva, ne Kelmend Selca, Vukli, Nikci e Boga, Kastrat, Shkrel, Triesh, Tuz, Koje, Fundana, Rahoje, Medun, Ubli, Kosor, Kividol, Momce.
Bajraktaret grupoheshin ne male, ne krye te te cilave emroheshin bylykbash. Si male u trajtuan Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati, Tuzi dhe Trieshi, Fundana e Koja se bashku. Numri i bajraktareve ka ndryshuar kohe pas kohe. Ne cerekun e pare te shek. XIX Kelmendi qe nje bajrak, me vone u nda ne tre ( Selce, Vukel, Nikc) e nga viti 1860 u shtua edhe Boga. Pas vitit 1870 Kastrati e Shkreli u ndane si bajrake me vete. Edhe Bajraktaret e Malsise se Madhe administroheshin nga Komisioni i Xhibalit. Malsia e Madhe eshte konsideruar si vend i fiseve te medha. Te tilla jane: Hot, Kelmend, Bakeq, Kastrat, Shkrel, Sumaj ( shqiptare), Drekal, Kuci i vjeter, Palbardh, Piper, Vasoviq, Bratonishiq (te serbizuar). Megjithe kete gjinden edhe disa fise te vegjel: Gashaj, Benkaj, Delaj, Boin, Anasit e Hotit, Jeran etj. Sipas gojedhenes popullore disa nga fiset e medha qe kemi permendur jane dege te nje fisi, Hot e Bakeq ne Malsi te Madhe, Piper e Vasoviq ne Berde dhe Krasniqe (duke perfshire dhe Nikaj) ne Malsi te Gjakoves u themeluan nga pese vllezer, perkatesisht Lazri, Bani, Piperi, Vojsava e Krasi, bij te Keqit. Palbardhet ne Berde dhe te Bardhet ne Malsi te Gjakoves jane pasardhes nga axhe e nip, Bardhi e Pali. Shkreli e Bytyci jane dege te nje fisi. Sipas zanafilles i pari i Kelmendit, Ahmati qe e ka varrin ne Bshtan, i pari i Kastratit, Dedli, qe e ka varrin te Shpella e Baktive, Keqi, i pari i Hotit, qe e ka varrin ne Rapshe dhe Drekali, qe e ka varrin ne Rikavec, kane atdhur nga viset perreth maleve Durmitor e Vizitor. I pari i Shkrelit dhe ai i Palbardhit kane ardhur nga Kosova. Fiset Sumaj, Berishaj, Gashaj, Boin jane vendas. Jerani eshte nip bije i Detlit, Kastratit.
Fisi me i madh i Malsise se Madhe eshte Kelmendi, qe shtrihet edhe ne Koje, Gjobalajt e bajrakut te Vuthajve, Rugoves, nje shumice e banoreve te sllavizuar ne Berane, Rrozhaje, Ceklinet, Dajkoviqet, Gornjaket etj. ne Berde. Ne vitin 1700 Hyda Verdi Pashe Begolli shpernguli me force 254 shtepi Kelmend, me shume te vllazerise Nikc, e me pak Vukel, dhe i vendosi ne Peshter, shumica e te cileve jane sllavizuar. Fise historikisht te shuara, si edhe ato qe permend tradita popullore si te tilla, jane: Matagushet, Lopet, Spanet, Bythdoset, Kakarriqet, Tuzet, Bukmiret, Julet, Qimekuqet, Bushatet.

Nga: prof. dr. Kahreman Ulqini (Shkoder)

Burimi/Facebook – Vasel Gilaj