Vasel Gilaj – Burrat dhe grate e Malsise, qe u sakrifikuan per Besen qe i dhane Gjelosh Lulit….!

0
38

Kur komunistet kishin marre pushtetin ne Shqiperi dhe Jugosllavi, Gjelosh Luli detyrohet te strehohet ne malet e shpellat e Malsise Madhe (ne te dy anet e kufirit politik te 1913). Ai fillimisht strehohet ne Luis te Vrithit se bashku me prefektin e Gjirokaster Idriz Jahon, dhe me dy nipat; Pashko Deden dhe Gjon Deden nga Kastrati. Sfida e ketyre burrave te beses; Mark Miri, Kole Miri, Mark Gjeloshi, Lul Gjeloshi, Luke Gjeloshi vijoj jo nje dite, por per muaj e vite. Kapitenin nacionalist e antikomunist ne keto streha e shoqeronte besnikrisht edhe Mirash Gjoka i Vrithit… Nga forcat e ndjekjes te dy ushtrive me 23 mars (1946) do te arrestoheshin vellezerit Mark Gjeloshi, Lul Gjeloshi dhe Luke Gjeloshi, mbi te cilet komunistet shqiptar ushtruan tortura, dhune e terror fizik e psikogjik, me qellim qe te tregonin se ku ndodhej i strehuar kapiten
Gjelosh Luli. Kur kriminelet e toger Baba e pane se trimat e beses, nuk shkelin gjalle besen. Se pari arrestuan Lul – Bacen – gruan e Lul Gjeloshit, (me gjithe djalin e saj 5 – 6 muajsh). Ne hapshanen komuniste kur Lula takohet me kunaten Lezen qe dukej se do ta lironin perkohesisht, me qellim qe te ndjekin levizjet e saj kur te mberrinte te shtepia ne Bardhaj, ku shpresonin se Lezja do te bente perpjekje per t’i cuar buke e “fjale” Gjelosh Lulit ne vendin ku e kishin strehuar Mark, Lul e Luke Gjeloshi. Lula duke pare torturat e pameshirshme te komunisteve e porosite Lezen, qe te beje cmos e tu cojne fjale trimave Mark e Kole Miri, per ta marre e strehuar dikun tjeter Gjelosh Lulin se ka rrezik zbulimi nga forcat komuniste. Ndersa i thote Lezes kur te “takohena” ke me me tregua, qe nese Gjelosh Luli eshte larguar nga shpella qe e kena strehua ke me ndeje me
duar poshte, ndersa po te jene prape aty pa u largua ke me ndeje me duar te kryqezuara.
Lezja sapo del ne shtepi arrine t’i shmanget syrit vigjilent te spiuneve, qe komunistet i kishin caktuar ta survejojne Lezen edhe naten ne shtepine e saj. Lezja vepron sipas porosise dhe ne bese si ma i miri burr. Gjelosh Luli merret e strehohet perseri ne bese te burrave te beses Mark Miri e Kole Miri, vellezer… Kur komunistet i hoqen shpresat perfundimisht se mund ta nxirrnin edhe nje fjale te vetme nga tre vellezerit nen torturat mizore, ata menduan se do thenin Lulen dhe Lezen. Ushtria komuniste merr te arrestuar Lul Bacen dhe e dergojne te shtepia e saj ne Bardhaj, ku ndodhej vetem Lezja me djalin e saj (Gjeloshin 5 – 6 muajsh, dhe vajzen e Lules, Gjysten 3 – 4 vjece). Sapo del ne prag te deres Lezja del me duar poshte, cfar do te thoshte per Lulen se Gjelosh Luli ishte larguar nga Shpella e Brise. Atehere mdjekesit komuniste arrestojne edhe Lezen me djalin e saj 5 – 6 muajsh, dhe i cojne ne gryke te shpelles. Kur mberrijne aty
ushtaraket komunist te ndjekjes, zbresin ne shpelle me litar Lule Bacen, dhe kur e nxorren u tha se nuk ka asnje njeri ne shpelle. Ata duke menduar se po i genjen duan ta fusin edhe nje here Lulen ne shpelle, por asaj i ishte merzite jeta aq shume sa tenton te hillet per tu vetvrare, por nje ushtar e ve re dhe e shpeton.
Forcat komuniste nuk fusin asnjeri me ne shpelle, por hellin disa bume (granata), per tu siguruar se nuk ka mbetur kush i gjalle ne kete shpelle. Komunistet duke pare deshtimin e tyre ne kapjen e Gjelosh Lulit, ata vendosin te torturojn te gryka e shpelles dy grate, madje Lezen menduan ta thejne, duke i vu bajonrten ne gjoks djalit te saj ( Gjeloshit) 5 – 6 muajsh), duke i thene ose ta therme djalin ose trego ku gjindet i strehuar Gjelosh Luli. Por edhe me kerrcenimin alla shkjenisht, komunistet kriminel nuk nxorren gje. Ushtaraket komunist pef te zbuluar se ku gjindet i strehuar Gjelosh Luli kane pas marre
edhe Lul Gjeloshin dhe e kane qite me e pushkatua ne Hot, por Kole Maci me ushtrine e tij e shpeton. Ndersa ne anen tjeter te kufirit te 1913, vellezerit Mark e Kole Miri, mbronin dhe strehonin me trimeri e bese te pathyeshme kapiten Gjelosh Lulin, duke sfiduar ndjekjen e ushtrise malazeze – jugosllave dhe asaj komuniste shqiptare. Gjykimin e vellezerve Mark e Kole Miri, do ta bente nje gjykate ne Cetine te Malit te Zi, ku edhe aty kta trima tregun bese dhe trimeri. Qendresen burrerore te Mark e Kole Mirit (Dedvukaj) e tregojn edhe vargjet.
“Ne male t’ Hotit jane dy burra,
S’i shpon plumbi, s’i djege furra.
Si dy lisa balle stuhive
E t’ kerkuem prej dy ushtrive,
Pranojne trupin me ja u gri,
Me u farua me gra e femije,
por s’ pranojne me shite burrnin
Fjalen, besen, bujarine”.
Ne Shqiperin komunistet do te denomin
shume me rende vellezerit e beses Mark Gjeloshi, Lul Gjeloshi dhe Luke Gjelishi. Markun do ta denonin 20 vjet,
Lulin 15 vjet dhe Luken 5 vjet. Me keto denime fati i tyre do ishte edhe me tragjik. Luli vdes ne burg, Luka disa kohe pasi del nga burgu vdes edhe ai, ndoshta nga helmimi me afat te gjate qe perdornin komunistet kunder kundershtareve politik, ndersa Marku del nga burgu i gjymguar. Familjaret e ketyre trimave te beses (grate dhe femijet), debohen nga shtepia e tyre ne Hot dhe internohen per shume vite.
Nga keto internime po cilesojme ate ne shtyllas te Fierit, ku vdes edhe trimeresha e beses Lezja, bashkeshortja e Lule Gjeloshit, “varri i te ciles gjindet vetem ne vitin 2002, me ndihmen e ish te interrnuarit Gasper Miraka. Eshtrat e Lezes do te rivarroseshin denjesisht nga djali i saj Gjeloshi dhe te afermit e me gjere”…
Marre: me shkurtime nga Libri “Malesia e Madhe kunder…”
Autor: Ndue Bacaj
Referencat sipas autorit. 162 Sokol P. Lulgjuraj, Malesia e Madhe nder Shekuj, fq. 223. 163. Bisede e imja (NB) me bijen e Mark Gjeloshit, Gjysten dhe me djalin e Lul Gjeloshit, Gjeloshin, ne Bajze me 30 gusht 2017.

Burimi/Facebook