Vasel Gilaj – Cila do të jetë e nesërmja e Lulzim Bashës?

0
25

Pas humbjes së pestë radhazi, Lulzim Basha është në një situatë të vështirë politike. Tashmë ai nuk ka kundër vetëm Berishën dhe rithemeluesit e PD, por edhe njerëzit e tij brenda Partisë Demokratike, të cilët kanë nxituar të shprehen prerazi mbi përgjegjësitë politike që Basha duhet të marrë.
Shumë nga emrat mbështetës kanë dhënë dorëheqjen nga çdo funksion në PD, për të pranuar të vijojnë të jenë anëtarë dhe deputetë të kësaj partie.
Është hedhur në lojë karta e shumëpritur e bashkimit, por ende nuk është e qartë nëse Basha do të largohet dhe Berisha nuk do të pranojë të jetë kryetar i PD. Kokëfortësia e Berishës dhe këmbëngulja e Bashës e çuan PD-në në këtë shkallë degradimi, dhe duket se po ajo do të vijojë ta mbajë të ngërthyer në këtë ngërç, Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare.
Basha ndoshta pret betejën për zgjedhjet e përgjithshme për pushtetin vendor të vitit 2023, që të sigurohet plotësisht nëse e meriton ende PD-ja atë si kryetar apo jo. Por situata kërkon zgjidhje më emergjente se durimi i Bashës për një humbje të radhës dhe padurimi i Berishës për të sfiduar “nën grata” të Uashingtonit.
Zani i Malsisë

Burimi/Facebook