Vasel Gilaj – Dede Gjo’ Luli, nji prej dalzotëve më të zashëm të Malësisë.

0
36

Sot mbushet 105 vite nga dita e vdekjes së Dede Gjo’ Luli, nji prej dalzotëve më të zashëm të Malësisë.

Dede Gjo’ Luli, i kapur në befasi nga ushtria serbe në Orosh të Mirditës, u vendos i lidhur para togës së pushkatimit, si sot 105 vite më parë, më 24 shtator 1915.

  • Lidhjani sytë – urdhëroi ushtarët e vet kapiteni serb Gjura.

-Nuk jam tradhëtar i atdheut tem -u përgjigj kryenalt, Dede Gjo’ Luli, qi të vdes me sy mbyllun, pa i hedhur shikimin e fundit dheut që do të më mbajë në gjinin e vet, kësaj toke qi ia bamë hallall dekën si me le. Sod po vdes kryenar, se tan jetën teme kam luftue qi vatani jem me rrnue i lirë. Dhe ju që po shkelni sod këtë truall, qe besa duhet me dit se ky dhé nuk ju mban.

Dede Gjo’ Luli, lindur më 1840 në malësinë e mbi-Shkodrës, ai kishte marrë pjesë në qëndresën e organizuar nga Lidhja e Prizrenit më 1878 për mbrojtjen e Hotit dhe Grudës, pas miratimit të traktatit të Shën Stefanit për shkëputjen e këtij territori në favor të Malit të zi. Dede Gjo’ Luli është më i njohur për fillimin e kryengritjes së vitit 1911 për pavarësinë e rajonit të Malësisë nga perandoria osmane; kjo kryengritje shërbeu si shkëndijë për veprimet nga Luigj Gurakuqi, Ismail Qemali dhe Isa Boletini drejt shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Kryengritja e Malësisë rezultoi me ngritjen simbolike të flamurit shqiptar në majë të Deçiqit për herë të parë në 442 vitet e pushtimit osman (që pas rënies së Shkodrës, në vitin 1479).

Heroizmave të Dedë Gjo Lulit, Gjergj Fishta i këndon në poemën epike Lahuta e Malësis:

“Dedë Gjo’ Luli, ‘i shpatë e gjallë,

Shtremon ksulen, del në shkallë,

Bedri Pashës po i çon aj fjalë:

Mirë nenshtrasha, or’ Bedri Pasha!

Amanet jam tue t’ a lânë,

Ket fjalë Mbretit me m’ i a thânë:

Se me sodjet, êmni i Zotit!

Shka jem’nipash s’ Gjergj Kastriotit

E Shqyptarë qi i thomë na vedit,

Mâ duvâ nuk i bâjm Mbretit.

E as s’ e njofim mâ per Mbret.

Rrash po mbushen pesqind vjet,

Qi na i bâjm atij hysmet…”

Burimi /Facebook – Vasej Gilaj