Vasel Gilaj – KANE THENE PER PREK CALIN

0
49
  • Ne ate kohe ne Gjirokaster Zogu kishte interrnuar, nje bajraktar qe quhej Preng Cali, nje burre idukur, i gjate, qe rrinte kurdohere veshur me rroba kombetare malesore, te qendisura, me kobure te argjente me zinxhire te varur ne qafe, me cibuk prej sermi e tjer. Ky ishte modeli i preferuar i profesor Marshallit. Kushedi se sa dhjetra portrete te dimensioneve te ndryshme beri per te. Me vone kete bajraktar reaksionar, qe u lidh me fashizmin dhe ngriti pushken ne Kelmend kunder partizaneve ne e Kapem dhe e pushkatuam. Enver Hoxha
  • Kjo perplasje ishte pikerisht, tendenca e forcave komuniste me ideologjin. Pan – Sllaviste, per me marre nen komande Veriun e Shqiperise, e ne vevanti per te eleminuar nacionalistet ne mese te cileve dhe kryesuesin e tyre Prek Cali Mentor Quku Historian
  • Lufta e Tamares meriton te studiohet, sepse ka karakteristikat dhe tiparet e nje lufte civile. Sepse ne ate kohe ne kelmend nuk kishte asnje force pushtuese. Luigj Martini Historian
  • Kjo eshte nje lufte Vllavrasese, sepse te dy palet mendonin ndryshe, keto dhoj mendimesh kane ngacmuar Prek Calin mos me ju nenshtrua idese se Partise Komuniste
    Prek Cali nuk kishte asnje dite shkoll, por ka kaluar shume kohe me prifterinjet e
    shkolluar te kohes ne kelmend. Dom Nik Ukgjini Prift
  • Prek Cali e kishte paralajmeruar Mehmet Shehun, se nese vjen me flamurin shqiptare je i mirepritur, e do tu them mire se te vini, e nese vini me flamurin Jugosllav ne do te luftojme sa te mundemi kundra jushe. Uran Butka Historian
  • Akt – akuza ndaj Prek Calit eshte, bashkpunetor i fashizmit, beslidhje antikomuniste kishte futur ne teritorin e tij, Cetniket serbo-malazes per ti pasur ne lufte kunder partizaneve. Demir Dyrmishi Historia
  • Me nxitjen e situatave te tilla armiqesore, sherbenin edhe lidhjet e bashkepunimit midis Prek Calit te kelmendit dhe kryetarit te komunes se Gucise, Sali Nikoci nga njera ane dhe komandantit te Cetnikeve, Malazez Novica Popovicit nga ana tjeter, i cili ne filllim te vitit 1944, me pelqimin e Prek Calit kunder vullnetit te popullit, u pate srehuar ne vermoshe me 300 Cetnike.
    Adyl Sadiku Ndrecaj
    Shenim.
    Prek Cali nuk ka qene familje Bajraktaresh, ka lindur ne vitin 1872 dhe eshte pushkatuar nga rregjimi komunist ne vitin 1945 eshte interrnuar nga Ahmet Zogu si kundershtar i tij, nga viti 1925 deri ne vitin 1927. ka qene nje nga anetaret e komisionit te kufive, eshte dekoruare nga ishe presidenti i shqiperise Sali Berisha me titullin Deshmor i Demokracise, Shtatorja e Prek Calit eshte vendosur ne Qytetin e Shkodres

Burimi/Zani i Malsisë