Vasel Gilaj – Nderron jete Luigj Çekaj, kryepoeti i diaspores shqiptare ne Amerike…!

0
225

Diaspora shqiptare ne SHBA, ka humbur njerin nga poetet e saj me brilant te 30 viteve te fundit, dhe ai eshte Luigj Çekaj, i cili ka nderruar jete ne New York. Poezia e te cilit dhe librat qe ai ka lene pas, jane cilesuar nga poete te njohur edhe si nje harte me metafora plagesh, edhe per faktin e vuajtjeve nga regjimi komunist ne Shqiperi qe Luigj Çekaj i provoi qe ne moshen 2-vjecare, moshe ne te cilen edhe eshte arrestuar.
Prof. Dr. Agron Fico ne vtin 2004 shkruan per Luigj Çekaj “Kryepoeti Luigj Çekaj eshte ambasadori poetik i mirenjohjes mbare – kombetare – shqiptare”.
Po kushe ishte Luigj Çekaj
Luigj Çekaj u lind ne vitin 1951 ne fshatin Çekdedaj te Shkrelit ne Malsine e Madhe ose i njohur ndryshe si Fshati Bzhete – Çekdedaj.
Baba i tij Kole Çekaj per ti shpetuar denimit me vdekje arratiset dhe vendoset ne Amerike, e kjo ndoll ne vitin 1953 kur Luigji ishte ne moshen 2 vjecare, mosh ne te cilen edhe eshte derguar ne degen e puneve te brendeshme ne Shkoder, se bashku edhe me nen e tij, dhe motren e tij 6 muajshe qe nena e Luigj Çekes e mbante ne djep. Luigj Çekaj rritet me njollen absurde te te prekurit politik.
Pasioni i te gjithe jetes se tij ka qene letersia dhe deshira per te botuar, vecanarisht poezi por nuk mbetet pas as si shkrimtar.
Deshir qe nise ti realizohet pas vendosjes se demokracise ne Shqiperi ne vitet 1991 – 1993 si redaktor i poezise ne gazeten e pavarur “Besa”, e botuar aso kohe ne Shkoder nga nje tjeter shkrimtar i Malsise se Madhe, Nikoll Spathari.
Ne vitin 1993, Luigj Çekaj vendoset ne SHBA, per te nisur vrullshem edhe punen e tij krijuese letrare dhe jo vetem. Nga viti 1994 – 1998, Luigji ka punuar si redaktor i rubrikave kulturore ne revisten “Trojet Tona”. Ndersa nga viti 1995 – 2001, ai merr drejtimin letrar te revistes se suksesshme “Jeta Katolike”, organ i Kishes Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodres” ne New York. Me krijimin e Lidhjes se Shkrimtareve Shqiptare ne Amerike, Luigj Çekaj u zgjodh sekretar i saj, detyre qe e kryen deri ne vitin 2003.
Libri i pare i botuar nga Çekaj eshte “Vjeshta ne Aeroport”, per tu pasuar me pas ne vitin 2004 me librin, e tij te dhimbjes por me titullin simbolik “Une vij nga Shkodra”. Pothujse ka qene i perditshem me botimet e poezise se tij, ne te gjitha gazetat dhe revistat shqiptare ne Amerike. Si dhe per ceshtje e probleme te tjera edhe si Shkrimtar, duke shkruar edhe per mjafte figura historike dhe letrare te diaspores. Malsore dhe Shqiptare ne Amerike. Per te vijuar gjate viteve te fundit edhe me botimet. “Rruga per ne veri, kalon neper mua”, vellim i ri me poezi, “Humor Shkodran ne Pelham Park Wey”, etj. Stafi i gazetes “Zani i Malsise” i shpreh ngushllimet me te sinqerta te afermve, familjareve dhe kolegeve te Kryepoetit te Diaspores Shqiptare ne Amerike. Luigj Çekaj.
“Zani i Malsise”

Burimi/Facebook