Vasel Gilaj – Vukë Frangu i Hotit, Komandant i Kalasë së Shkodrës

0
76

Ishte viti 1756, kur At Erasmo Balneo, prifti i ardhur nga italia per te sherbyer ne Hot te Malsise se Madhe, dhe pikerisht ne kishen e Brigjes se Hotit. Kur ai se bashku me vojvoden e Rapshes, Vuke Frangu, i cili e shoqeronte kudo priftin. Ata kur shkuan ne Shkoder per detyre fetare u njohen ne Shkoder me familjen e Mehmet Pashe Bushatliut (Plaku). Prifti italian shkonte nga Hoti ne Shkoder per te çuar meshe prane familjeve katolike te vjetra te qytetit. Arsyeja e njohjes ishte se Mehmet Pash Bushatliu (Plaku), kishte njerin nga djemt e tij, Karamahmutin, shnetlig dhe per kete ai po kerkonte nje mjek. At Erasmo Balneo, njihte dhe kishte studiuar edhe mjeksi dhe mund te ofronte kete sherbim, kjo ka bere qe prifti italian te sherbej here pas here, si mjek i familjes se Pashallareve te Shkodres, dhe konkretisht nga viti (1756 – 1788).
Mehmet Pash Bushatliu (Plaku), kur e pa Vuke Frangun, gjithe ate burre finik Malsiet, ia kerkoj priftit qe Vuken t’ia lente atij ne sherbim dhe keshtu ndodhi, vertet, pasi Vuka e ndihmoi Mehmet Pashe Bushatliun te vinte ne Pushtet, pas luftes qe u zhvillua ne mes Tabakeve dhe Terzive, per arsye sepse ne ndihme te Mehmet Pashes erdhen edhe jo pak Malsore qe sodhi Vuka.
Mehmet Pasha, e emeron komandant te kalase se Shkodres dhe si nje nder njerzit me te afert dhe me besnik te Pashes se Shkodres, Mehmet Pashe Bushatliu (Plaku).
Pak vite me vone shkruan ne kujtimet e tij prifti italian At Ermaso Balneo, por pa e percaktuar vitin, ne librin “Frati i Pashallareve Bushatli te Shkodres”, botuar nga At Zef Pllumi, kalova nje nder ditet me te idhta te jetes seme. Pasha dergoi njerez dhe me thirri per ngut. Kur shkova ne saraj Mehmeti me tha:
Heqim Efendi, anmiqte e mi e t’Atdheut, anmiqte e Shkodres, kane plagosur me arme zjarri Vuken tone, burrin e burrave, dashamirin tem e tuajin.
Po presim ardhjen e tij. Mbas afer nje ore u duk karvani i kalorseve. Ne mes t’atij karvani, mbi nji kale te zgjedhun ishte i lidhun me breza Vuke Frangu Vojvoda i Rapshes se Hotit. Ia lava varren me bash rakije e burri gjimoi thelle.
E pashe se mjeksia e dija e eme nuk i vlente aspak prandaj i bana sherbimet fetare per castin e veshtire te dekes. Kur i bana kryqin ne balle me gishtin e madh ai e kuptoi se ishem vete, i nderroi fytyra, por ishte i pafuqishem me levize. Fola me Mehmet Pashen e i thashe se do ishte ma mire me nise per malci te vet, atje ne Hot, prane familjes e miqve. Menjeher punuen nje vig dhe djelmocat ma te forte e muaren ne krah e u nisen per rruge.
Mehmet Pasha, i trishruem nga dhimbja per mikun besnik, rrinte tue kqyre rrugen deri qe turma percjellese e vigut u zhduk mbas kodres. Nuk kishem si rri ma gjate. Kur bana me u nise, i mbrami, Mehmeti, me porositi me i dergue lajmet mbi shendetin e tij, e jo vetem cdo dite por edhe cdo ore. Ne rast te vdekjes, qe pritej, me porositi me i ba te gjitha nderimet qe i perkasin nji trimi malcuer, e sa per shpenzimet pergjigjej vete Pasha.
Nder te gjitha malet e Hotit, Grudes, Triepshit e Kelmendit u hap fjala per rrezikun e madh qe e kish gjete Vuke Frangun e kulla e tij u mbush plot e permaje me njerz. Ai dukej sikur ndigjonte dicka dhe e kuptoi se ishte ne kullen e vet, te grueja e djali i vogel, rrethue prej burrave te Malcise, ndoshta ndigjonte dhe vajet me denese te grave per ate fare burrit. Nuk vonoi e erdhi nje burr prej Triepshit qe thohej se ishte ma i miri mjek per plage te taganeve e armeve te zjarmit. Ai muer nje shishe rakie, bash rakie, e ia hodhi ne plage, mandej piu nje hurb aso rakie e shperlau gojen me te. Si u ul me goje mbi varren filloi me thithe me te dy bulshijt sa kishte fuqi, mandej peshtyni pak qelb e raki. Plaga ishte aje e maise. Tha se po te dilte pak gjak mundej edhe me e shendoshe. Muer do gjeth te medhej e te tjeret te vogjel, te cilet i shtypi, i perzieu me pak mjalte e ia lidhi mbi varre. Vuka ra ne qetesi e u duk sukur e kapi nje gjume i thelle, por ne neserme tue perendue dielli prendoi edhe jeta e burrit te Hotit. Kumti i zi u dha shpat me shpat e mal me mal. Kur filluen me ardh njerzit e pare u ndie zani i grues triepshiane qe tha:
Nuk sue as vaje as denese ne ket shtepi Zoti e ka land te begate me djem e me varza e gjithe te mirat ky vet diq me trimni si burrat e dheut.
Megjithketa deneset e vajet nuk u ndalen, bile filloi nje bisede e zjarrte per nderin e madh qe kishte pase burri i Hotit tue deke trimnisht si besnik i pare i pashes se kalase se Shkodres. Ate nate nuk fjeti kurrkush.
Te nesermen n’ oborrin para kulles se Vuke Frangut, mbi nje sixhade te kuqe shtrihej trupi i madh, azgan, i veshun me jelek arit e cakcire te bardhe. Malcoret, njani mbas tjetrit, i bajshin gjamen ceremoniale, trashgue prej stergjyshave te lashte, tue ece me ritem e hapa te njehun ndersa me za te nalte shqiptojshin fjalet e bukura per trimniite e fatin e burrit per te cilin pergjakshin ballin e faqet me thojt e duarve e mandej me grushta rrahshin gjokset burrnore qe bubullonin porsi gjamet e motit te keq. Madheshtia e zakoneve aq te bukura n’ ate dite u duk sikur e errsuan vdekjen e zeze. Nderkaq, te kryet e burrit, vajtojshin grate me futuna te zeza. Pak para mjesditet qe se po ia behin njizet burra shkodrane, do ne cakcire e ma shum ne fistana, te prime prej Hajdar Age Rusit i cili tha me za te nalte: Nigjoni burrat e malcise. Mehmet Pasha e ka pase Vuke Frangun nierin e vet ma besnik, dhe do ja jepte jeten e nji djali te vet sikur t’ i shpetohej jeta e ketij burri, por keshtu paska ken e shkrue: exhel hak, derman aspak!… Pasha vete nuk mujti me ardhe, por ka dergue djalin e vet te madhin, Mustafa Begun.
Atehere djaloci i ri hoq prej brezit te vet nji tagan te bukur, shkrue me lajle arit, ia vuni ne dore burrit tue thane: O trimi i trimave, Vuke Frangu, merre ket tagan te ri ta ka cue baba!… Nuk foli ma gjate, por u ul e e puthi ne ball. Te gjithe burrat shkodrane ashtu bane mas tij.
Mbazdite kufomen e derguen nder vorre ku i bana te mbramet sherbimet fetare. Kur e mbuluem me dhe i vune mbi krye nji kryq te madh e te bukur, punue me mjeshtri ne skuq pishet. Kur u ktheva te kisha e Shnjonit ne Brigje te Hotit, shkruan At Ersamo Balneo, i dermuem shpirtnisht fillova me pevete vedin: a kam ndonji pike faji ne ket dekje te parakohshme?… Nuk gjejshem nji pergjigje te sakte e nuk pata qetesi shpirtnore. Ne vend qe te shkojshem ne Shkoder shkova ne Kastrat ku rrinte Pater Prefekti i Malcise se Madhe. E ia kjave kte hall. A e din, i thashe, se ku jane ata e ku jam une. Une kerkoj lirine e fese e barazine njerzore, si e lype Ungjilli, ndersa ata mendojne me hape sa ma shum kufite e sundimit te vet tue flijue edhe njerez te pafajshem, por te paguem, sic asht ky rasti i mikut tem, Vuke Frangut te shkrete…
O djali em, ma kthei At Prefekti i Malcise se Madhe, mos u shqeteso aspak! Misjoni yne asht me pru pagjen e dashunin mbi toke. Ky eshte Ungjilli i vertete.

Burimi/ “Zani i Malsise”