Vasil Sofokli Tole – Gjon Kujxhia talenti shkodran, jeta e të cilit u ndërpre nga bombardimet e Firences-1943.

0
116

Ishte vetëm 23 vjec.
Prirja muzikore u shfaq qysh në moshën më të vogël. Në gjimnazin “Illiricum” tEtënvet Françeskanë, nën drejtimin e Ar Martin Gjokës përparoi shpejt si në përdorimin e veglave muzikore ashtu edhe në teorinë e muzikës. Në vitin 1938, filloi studimet e rregullta muzikore në Konservatorin e Firences, në Itali. Gjon Kujxhia ngërthente në veten e tij cilësitë e kompozitorit me ato të muzikologut. Sipas Koliqit: kishte plane guximtare me mbledhë e komentue folklorin muzikuer shqiptar dhe me shfrytzue në krijesa origjinale ku të ndihej fryma autoktone.
Gjon Kujxhia u frymëzua në punën e tij nga puna dhe vepra e At. Bernardin Palajt dhe Dom Mikel Koliqit. Megjithëse ende i ri, ai botoi librin “Vallet Kombëtare” që përmblidhnin traditat muzikore të dasmës shkodrane dhe shrregullat.
Në dorëshkrim ka lënë gjithashtu edhe studimin mbi vargjet e këngëve të agengut popullor shkodran.
Gëzuar ditën e lindjes GJON!
Lindi: 11 maj 1920, Shkodër
U nda nga jeta: Firence, Itali 25 shtator 1943

Burimi/Facebook