Vasil Sofokli Tole – Lec Kurti, kompozitori, diplomati dhe politikani nacionalist ka sot ditën e lindjes.

0
61

▪Djali i Palok Kurtit, kompozitorit të parë shqiptar u fut në rrugën e muzikës profesioniste me talent dhe pasion.
Është i pari kompozitor shqiptar që kryen studimet për kompozim në Pesaro dhe Venecia, në vitet 1909-1916 dhe autor i mjaft veprave muzikore, të cilat i vinin për të parën herë muzikës sonë kombëtare: opera, sonata, romanca, trio, tema me variacione, fuga etj.
Ndër të tjera do të kujtohet edhe për krijimin muzikor kushtuar Mbretit Vid me titullin “Marsh Wied”-1913 si dhe për këngën himn “Porsi fleta e engjëllit t’Zotit” mbi poezinë e At Gjergj Fishtës!
Kulmi i karrierës diplomatike ishte caktimi i tij si përfaqësues i Shqipërisë në lidhjen e Kombeve 1930-1935.
Krijimtaria e tij fare pak e njohur, kërkon vëmendjen e duhur dhe mbetet e hapur për studime të mëtejshme.
Gëzuar ditën e lindjes Maestro Lec!
Lindi: 9 maj 1884, Shkodër
U nda nga jeta: Romë, Itali, dhjetor 1948

https://www.youtube.com/watch?v=SkjA6vbSpIk

Burimi/Facebook