VDIQ PËR PROFESIONIN E TIJ

0
22

Pse ne shqiptarët nuk kemi asnjë reporter lufte?
Kur dëgjova për vrasjën e gazetarit të “New York Times” në Ukrainë, mu kujtua një detal nga një takim gjatë Luftës në Bosnje. Isha në një takim nderkombtar gazetarësh. Një koleg amerikan me pyeti: Sa gazetarë shqiptar keni në Bosnje? Unë u gjeta i papergaditur për këtë pytje. E dija që nuk kemi asnjë. Nderkohë që unë po përpiqësha të jap një arsyetim, ai ma shkurtoi sekletin me përgjigjën e tij: Ne i kemi dy të vrarë, dhe shtat të gjallë, më tha…
Në atë kohë, në Kosovë nuk kishim as media të cilat Serbia i kishte mbyllur. Mëgjithëkëtë gazetarë nga bota kishin arrijtë në Bosnje pa kurrfar mediash prapa vetës, por thjeshtë, si reporter të pavarur. Nga ajo kohë, shpesh më ka ngacmuar fakti pse ne shqiptarët kurr nuk kemi patur reporter lufte, nga asnjë luftë? Ndoshta pse nuk e kishim nxitur as nisur asnjë luftë, ose, pse luftën e kishim brenda… Në vitët e 70-ta një gazetar i “Rilindjës” pat bërë përpjekje për të shkuar në Vietnam, mirëpo në momentin e fundit u pengua nga zyrtarët shtetor. Kështu u tha në atë kohë. Ndoshta pse Jugosllavia nuk mund ta imagjinonte një shqiptar duke raportuar nga Luftën në Vietnam.
Në vitët e 80-ta gazetari i TVP-së Jusuf Ferizi raportonte për luftën në Golan e Liban, por kryesisht nga Damasku. Në atë kohë edhe nëse një gazetar udhëtonte jashtë vendit , ai detyrohej ta mbeshtesë raportin e tij në informatat e Agjensisë Jugosllave Tanjug. Ky ishte ligj e urdhër. Në luftërat në Bosnje, Kroaci e Slloveni, nuk kishim asnjë repoter lufte. Mirëpo kishim një kameraman lufte (S.Kllokoqi). Në Luftën e Kosovës, rolin e gazetarit nga fronti e muarën disa entuziastë e guximtar të cilët nuk i kishte obliguar asnjë media, pos patriotizmi i tyre. Kurse “gazetarët e luftës” kryesisht raportonin nga zyret në Prishtinë ose konferencat e shtypit. Raportin më të fuqishem nga kjo luftë e dergoi një mjek – në rolin e gazetarit (L.Loshi). Ishte ky një video- xhirim, më i fuqishmi nga kjo luftë, që depertoi dhe bëri bujë në Perendim. Reporter lufte nuk kemi as sot. Por kemi reporterë luftarak në studio, ne debate televi-zorësh e zorrësh, që bëjnë luftë më njëri-tjetrin.
Sot, kur gazetari e dokumentaristi Brent Renaud, u vra nga forcat ruse në Ukrainë, vdekja e tij e bën edhe më të madhe gazetën “The New York Times” dhe vet rolin e misionin e gazetarit në luftë. Në Ukrainë po vdesin më qindra njerëz të pafajshem. Mirëpo vdekja e gazetarit dallohet për faktin pse ky nuk ishte i detyruar të shkonte në Ukrainë, mirëpo zgjodhi vet këtë ballafaqim më vdekjën, sepse e obligonte profesioni e përkushtimi që kishte për te. Brent Renaud sot është hero i gazetarisë së luftës. Ndërkohë që ne bëhemi gazetarë interneti pranë kompjuterit, Brent Renaud hyri në flakën e luftës për ta pa dhe për ta thënë të vertetën për këtë luftë. E dha jetën, për profesionin, për të vertetën dhe për Ukrainën ! Lavdi.
N.H.

Burimi/Facebook/Albumi Akordet e Kosoves