VËLLEZËRIT DIOSKURË DHE MOTRA E TYRE, HELENA E TROJËS, ME QELESHE

0
7

Në këtë gdhendje shihen vëllezërit Dioskurë dhe motra e tyre Helena, me qeleshe mbi krye. Sipas legjendës, Leda e bukur, e shoqja e mbretit spartan Tundar, u gënjye nga Zeusi i shndërruar në mjellmë dhe bëri dashuri me të. Marrëdhënia e tyre u krye në të njëjtën natë teksa ajo fjeti dhe me të shoqin. Leda polli dy vezë.

Nga to doli Helena, që më pas u njoh si e bukura “Helenë e Trojës”, Klitemnestra dhe binjakët Dioskurë, Kastor e Pollideu. Miti flet për një natyrë të këtyre, gjysmë hyjnore dhe gjysmë të vdekshme, ashtu siç ishin dy baballarët e tyre. Megjithatë, pavarësisht kësaj legjende, simbolika e vezës dhe e qeleshes është më e ndërlikuar dhe më e lashtë.

Të mos harrojmë se Tundari spartan, rrembin e gjakut dorik e ka nga Iliria.
Duhet përmendur këtu se Gjergj Kastrioti, vulën e tij sekrete e kishte me simbolin e Ledës dhe mjellmës-Zeus.
Thënie për shqiptarët


Clasical Art Research Center, University of Oxford, Prince Poniatowski Collection.
Metropolitan Museum of Art, New York: 61.109.2/73139 TF

Burimi/alldailydose.com