Vendimi për përjashtimin e Berishës/ Lubonja: Me këtë veprim Bashës i ranë brekët fare

0
58

Fatos Lubonja ka qenë tejet i ashpër me Lulzim Bashën duke komentuar mënyrën se si ai e largoi nga PD Sali Berishën. Dhe për këtë në analizën e tij ai ka rreshtuar së paku tre arsye.

‘Së pari Basha me këtë veprim dëshmoi se nuk ka qenë i aftë ta reformojë partinë e tij duke e ndarë me të shkiarën dhe sistemin korruptiv të oligarkëve. Ai u nda nga Berisha me detyrim dhe presion dhe jo me vullnetin e tij të lirë. Nëse Berisha buhej larguar ai duhej të largohej që në 97 apo në 2013 kur dështoi të ndërtonte një shtet demokratik dhe të pastër tha Lubonja. Por largimi me këtë mënyra kulisash nuk ka asnjë mesazh për publikun.

Së dyti Basha e dëmtoi PD sepse nëse skena politile shqiptare është e përbërë nga tre banda që ekuilibrojnë njëra tjetrën ai njërën nga palët e la pa kapobandë.

Dhe së treti se ai nuk dëshmoi lidership po thjeshtë ndryshoi padron nga Berisha u bë vasal i diplomatëve. Me këtë veprim Bashës i ranë brekët fare” komentoi Lubonja për Neës 24 duke thënë se dita e sotme përbën një fiqizim të Ramës dhe vazhdimin e dobsimit të opozitës.

Burimi/boldnews.al