Vijimi, pershpejtimi dhe permbyllja e Reformes ne Drejtesi eshte interes publik dhe aspirate e qytetareve te Shqiperise.

0
49

Nga Romeo Gurakuqi

Aq i korruptuar dhe aq i kontrolluar nga pak duar direktive, klienteliste ka qene ky sistem, sa 6 vite rezultuan te pamjaftueshme per implementimin e kuadrit te ri institucional. Aq e sterholluar dhe e qendrueshme ka qene nderhyrja e qeverise ne reforme perkunder parimeve kushtetuese te rena dakord nga gjithe palet, sa sot procesi ndodhet ne udhekryq, i paperfunduar dhe me mjaft nderthurje te interesave kunder publikut.
Ende sot ne sistem gjenden krahas shume gjyqtareve e prokuroreve te zote dhe te ndershem, edhe nje numer “profesionistesh” te tarafeve, sherbimeve dhe mbrapshtive te “botes” se paskrupullt te menaxhereve te KLD se vjeter.
Sot, votohet per ndryshime kushtetuese qe mundesojne zgjerimin edhe per nje kohe te mandatit te institucioneve te vetingut. Interesi publik, te drejtat e qytetareve per drejtesi te bararbarte per te gjithe, jane me te parat ne dhenien e ketij aprovimi nga ana e parlamentareve.

Pa ngurrim, ky amendim i kerkuar edhe nga Aleatet, sot duhet te aprovohet.

Eshte legjitim, progresist dhe kunder establishmentit, qe kerkon ruajtjen e kastave dhe promovimin e kaosit.
Mbi te gjitha, sistemi nuk mund te kete asimetri dhe mungese sensesh.

Megjithate, ne kuadrin e ndryshimeve kushtetuese do te duhet te bashkengjiten nje sere ndryshimesh ne ligjet organike dhe para se gjithash duhet te hiqen pengesat “15 vjecare”, per juristet e rinj te ekselences qe kane plotesuar ciklet e plota te studimeve dhe te diplomuarit me cikel te plote ne fakultetet e drejtesise ne vendet Perendimore.

Publiku ka nevoje urgjente per ta nderruar ftyren e drejtesise dhe per ndihmesen e brezit te ri.
Ndryshime gjegjese duhet te ndodhin edhe ne pengimin e riciklimit te sistem te atyre qe kane sherbyer ne organet e diktatures, ndaj atyre qe kane ushtruar drejteperdrejte dhunen ndaj qytetateve 30 vite ma pare.

Burimi/Facebook/Autori