Viktor Mark Daragjati – Çka i mungon Kadares?

0
81

Ne perspektiven e nji shqiptari isht t’persekutum, mbas konsiderimet te duhunan, me kandveshtrimin e letersis botënore dhe e historis shqiptare e shof Kadaren si mjeshtri i arratisjes prej moralit. Genialiteti i tij ne ndryshimin e temes, ne ikjen prej përgjegjësis patriotike, humaniste dhe ne krijimin e nji alter ego paralel me thelbin e tij te dyshimt dhe mirë i mshefum, rivalizon figurat ma të mëdhaja ne historinë e letërsis.
Ky asht, ne nji kuptim jo lehtësisht transparent, fitoria e tij ma e madhe, por jo ma e çmushem. Ai e sjell lexuesin prej kohes antike te koha moderne, prej nji cep ne bote te nji tjeter, tue eksploru thelbin njerëzor ne shum mënyra interesante, por ai i rrin larg personaxheve e tragjedisë komtare.
Ai i shmanget përballjes me vuejtjet njerëzore, siç ndodhen ne mënyr dramatike, me ngjarjet ma tragjike te historis shqiptare dhe njerëzore, nji histori ku ai ishte pjesëmarres, ne anen e shtypësit, por prej cikes ai mahet sa ma larg.
Shqipnia Komuniste ishte plotësisht e përkushtueme ne asgjësimin e kultures gege, te poeteve dhe autorve te shkelqyeshem geg, te traditave te vjetra ilire që qindronishin ne malet e Dukagjinit dhe te Mirditës, ne qytete heroike si Shkodra, Lexhja, dhe Kruja.
Kadare nuk hezitoi me nënçmu Gjergj Fishten, Homeri i letersis shqipe, me xhvleresu, Koliqi, Mjeda dhe Camaj per me kënaq zotënuesin e tij komunist. Ishte nji gabim që ai kurr nuk e korrigjoi. Me veprimtarin e tij negativisht te aft, ai ndihmoi Enver Hoxhen me permbus tragjikisht vlerave shqiptare, me kriu nji kulturë pa zot, materialiste dhe e pamëshirshme. Dikush me siguri e ndhimoj.
Prej diktatures komuniste lindi një njeri i ri, njeriu neokomunist, njeriu pa ndjeshmëni, pa moral, qe nuk dishron te vërteten, qe nuk kerkon shpengim. Ku përshtatet Kadare? A është ai një njeri egoist dhe i pandjeshem, ma i disponum me festu njeriun e ri (vetveten) sesa me çmu vuejtjet e vllaznevi te tij të shtypun, me nji njiqëndrimin i papërkushtum besimit ne Zotin?
A asht ai njeriu që, përmes shpërblimeve te letërsis, po rijeton emocjonet e epërsis absolute, ndërsa gëzon lirinë, paret dhe pasunin e botes kapitaliste qe ai dikur denoi? Perbamja komplekse e personalitetit i Ismail Kadaresë asht e pashmangshëm, sidomos kur mahet ne mend se perj ku fillon e ku ka mrrit.
Nicolo Sapegno, kritiku leterarvi madh italian, tha se per me kuptu nji autor duhet me kuptu historin, kulturen, ekonomin, mënyren e jeteses, vlerat dhe zakonet e njerëzve dhe vendit prej cilve erdhi. Te gjithë faktoret përcaktuese u çoroditën dhe u përmbysen prej konspiracionit komunist. Kadare mbetet nji anomali.
Ciceroni tha se morali asht relativ, ai ndryshon me kohë, me vende, me kultura por, megjithate, morali duhet të vlerësohet per me ekzistu civilizimi. Kuotihet se per ket arësy komunizmi nuk do te qindronte. Qindroj me force e me gjakderdhje aq sa zgiati.
Kadare vjen prej nji kohë, nji vend dhe nji kultur amorale, por jo prej nji origjinë amorale. A asht ai pjella e komunizmit, jashtëzakonisht dekadent i Enver Hoxhës? A asht ky mëkati i tij origjinal? Vetëm Kadare mund t’u përgjegjet këtyne pyetjeve. Ai duhet të hjekin dorë prej errësi evazive dhe të përqafoin dritën. Ai duhet të pagëzohet në besimin e paraardhësve të tij të mëdhaj te letersise, me besimin ne të verteten.

Burimi/Facebook/Viktor Mark Daragjati