Viktor Mark Daragjati – Ja si na gërmojnë neokomunistët

0
36

“Ju lutem, ju bij të bashkëpunëtorëve nazifashistë, kërkoni të pakësoni konfliktet, shpifjet tuaja nuk do të durojmë dot”.
Ja përgjigjja e atyre që e deshën Shqipërinë më shumë se veten:
Së pari, në Shqipëri nuk kishte nazizëm, sepse gjermanët nuk krijuan një shtet nazist në Shqipëri. “Bashkëpunëtorët” e fashizmit në fakt u pushtuan dhe megjithatë mbronin autonominë e shtetit me një qeveri shqiptare.
Me aftësinë e tyre, të ashtuquajturit “bashkëpunëtorë”, fituan bashkimin me Kosovën dhe edukimin e saj në gjuhën shqipe. Mjerisht ata burra nuk janë më gjallë.
Këlyshët e Enverit për fat të keq janë gjallë. Enveri, pa u pushtuar realisht, mbajti një qëndrim të nënshtruar në shërbim të Rusisë dhe Serbisë. Ai ja u këthey Kosoven pa kondita. Ai e izoloi Shqipërinë dhe trajtoi njerëzit si armiq. Kjo nuk ka ndodhur kurrë gjatë pranisë italiane në Shqipëri.
Enverit, për të justifikuar diktaturën e tij budalle dhe primitive, i nevojitej një “armik”, i nevojitej bunkerë, shërbim sekret i brendshëm, ushtri spiunësh, kampe internimi, burgje politike dhe kampe pune të rënda, i duhej frikë, varfëri dhe uri. Sa patriot ishte!
Ndarjen në Shqipëri e krijoi Enveri dhe kllonët e tij po e ruajnë me nje diskriminim shumë transparent, ne formë social-kulturore, arsimore, politike dhe ekonomike ndaj gegnisë, në veçanti, dhe ndaj atyre që nuk mbështesin partinë socialiste. Ata u mohojnë punsim, përfitimet sociale dhe madje ua prishin edhe shtëpitë. Ata vodhën tokën e tyre me Ligjin 7501. Shihni se ku shkojnë investimet, në veri apo në jug?
Pyes veten se si ju kanë rritur baballarët tuaj! Ju nuk tregoni respekt për Zotin, nuk keni përulësi, nuk keni mëshirë, jeni egoista, hajduta, gënjeshtar. Ju kundërshtoni humanizmin, të vërtetën dhe, me këtë, kundërshtoni të drejtat e njeriut.
Ju zgjodhët të shpërfillni historinë e mjerë të kombit tonë, i cili për 75 vjet është shtypur me gënjeshtrat që ju përpiqeni t’i mbroni pa turp. Unë nuk do t’ju kërkoj të reflektoni sepse kafshët e egra qe vranin vëllezërit e tyre për të kënaqur armiqtë tanë shekullor sllavë nuk mund të kenë inteligjencë të mjaftueshme për ta bërë këtë.

Burimi/Facebook/Autori