Vitore Stefa Leka – Me Zvicren me ka ndodhur si ajo qe quhet “Dashuri me shikimin e pare.”

0
53

E eshte ndofta kjo arsyeja pse, ky vend me magjepse me shtyn gjithmone qe te mos ri pa shkuar disa here ne vit .Aty ndjej vertet nje prehje e nje konfort te mrekullushem shpirteror e kjo vjen , jo vetem nga ajri i paster por edhe nga natyra e bukurite e saj prej karte-postale.
Pikerishte kete ndjenje provova disa vjet te shkuara kur e vizitova per here te pare .Mbeta e mahnitur sikur te kisha para syve nje album nga ata qe shpesh shoqerojne me panorama te zgjedhura , kalendaret e Vitit te Ri.
Pervec te tjerash , Zvicra, ne takimin e pare me te ,me beri vertete femije . Femije nga ata qe shohin te gjalle personazhet e perrallave te tyre te vegjelise . Ecja pyjeve e korrijeve dhe me dukej sekur nga casti ne cast , do shihja te dilte nga gjelberimi Borbardha me shtat xhuxhat, duke kenduar me ate zerin e saj te magjishem e duke feshferitur fustanin e mendafshte.
Vazhdoja ne nje monopat e takoja Kesulekuqen .Sa ndahesha prej saj , ktheja koken e, qe larg , shihja Lizen ne boten e cudirave …
Zvicra kishte dhe ka per mua edhe dicka tjeter magjike Komunitetin e saj Shqiptar (Lidhjen Shqiptare ne bote)Ata njerez qe i njoh prej vitesh e, qe i kane shpirtrat te bardh si maja e maleve, e zemren gjithmon ne blerim e drite miresie , si vet vendi nga kane ardhur dhe ku jetojne ..
Me keto emocione shkova edhe kesaj rradhe aty , po kesaj here e ftuar nga dega e Unikombit per Zvicer me kryesine e saj , qe ka ne perberje njerez intelektual ,jurise, poet, piktor, profesor , . Miqte e mij te shumte , te dashurit , te cmuarit e te rrallet miqte e mi: Fatmir Veseli, Syl Muja , Xhemilja Naseri, Musa etje me prisnin e donin te dinin saktesishte kur do te mbrrija . Por une qe i pelqej gjithmon surprizat , do te doja te beja perseri te njejten gje . U nisa pa bere asnje telefonate , mbrrita ne Lugano e qe aty drejt ne shtepine e patriotit dhe te nderuarit Fatmir Veseli qe bashke me femijte dhe zonjen e tij te mrekullushme Xhemilen , nje aktiviste e shquar e ceshtjes kombetar , u shtangen kur me pane.. Pastaj, si zakonisht , nuk ke se kujt te ja besh qejfin me pare..
Pas cmalljes me miqte e Luganos , para ditja e dites se neserme kaloi ne tubim, ne nje salle luksoze , mes kryesise se deges unikombit per Zvicer dhe shqiptarev te ardhur nga disa dege te Unikombit nga shtete te Diaspores , dhe qe jane antar te keshillit kombetar per Diasporen
Pas analizes se punes se bere nga raporti i mbajtur nga kryetari Unikombit profesor Selim Musa,j , U ndan detyrat per sejcilin perfaqesues te keshillit kombetar dhe mbremja pèrfundoj ne nje lokal lluksoz afer liqenit prallor te Lucernit..
Pas ketij takimi miqesor te keshillit kombetar te UNIKOMB-it ne diaspore , sejcili grup u shpernda neper shtetet nga kishin ardhur , kurse une e zgjata viziten time dhe tre dite me shume ..
Bashke me miqte e mi,poetin dhe piktorin Syl Muja dhe kryetarin e UNIKOMBIT Per degen e Zvicres zotin Fatmir Veseli , shkuam nje shetitje ne Bazel ku dhe atje kam shume miq me te cilet u takuam Une propozova qe shetitjen ne kete qytet mos ta benim ne makine por ne kembe , per te vizituar sa me shume mrekullit e ketij qyteti te lashte(Imagjinoni , vetem Bazeli ka 78 muze! Koleksione arti nga me te rallat ne Europe) Vizituam disa prej tyre dhe Z. Syl MUja spjegonte ..
Zvicra eshte magjike dhe per historine e saj te vecante .Ne daten 1 Gusht , eshte festa kombetare e cila shenon krijimin e Konfederates Zviceriane , qysh ne vitin 1291. Ajo eshte e ndare ne 26 shtete sovrane prej te cilave 23 konsiderohen kantone e tre gjysem kantone .Te nesemren vazhduam udhetimin per ne Gjeneven e bukur , ku une isha e ftuar ne nje tjeter aktivitet
(Sot ne Zvicer , 65 perqinde e popullsise flet Gjermanisht , 18 perqinde Frengjisht , 10 perqinde Italishte 1 perqind gjuhe Romane , ndersa 6 perqind gjuhe te ndryshme .Zvicra ka 7 milion banore , nder te cilet me teper se 2 perqinde e tyre flasin gjuhen Shqip)
Gjeneva na u shpalos madheshtore me liqenin e shatervanin karakteristik ne mes tij
Ne oren 17 , morem pjese ne kremtimin e jubileut i cili u zhvillua ne sallen e Universitetit te Gjeneves , ne prani te shume shqiptareve e te huajve .Se pari foli kryetari i shoqates “Solidest ” z Astrit leka e, pas tij Prof .Dr. Myslim Islami (Kryetar i shoqates Lidhja e Prizrenit ne Tirane) z Ueli Leuenberger (deputet ne parlamentin federal ne Berne dhe themelues i Universitetit popullor Shqiptar ne Gjeneve ) Te nesermen , u bene vizita ne lulishten kryesore te qytetit , ku ndodhet busti i heroit tone kombetar Skenderbeut vendosur aty nga zoti Astrit Leka Aty u zhvillua edhe nje veprimtari artistike nga nje grup femijesh Shqiptar
U ndam nga miqte tane e nga kjo feste e bukur me plot mbresa te paharruara , duke mbajtur ne sy , si imazh te ngrire bukurite e ketij vendi bujar per shqiptaret dhe me mbresa nga , miqte e mi te paharruar, per te cilet ushqej gjithmone respekt e dashuri te vecante….
( NGA ARSHIVA)